22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Fermerët e Rahovecit kanë nxjerrë në treg prodhimin e ri të trangullit

Fermerët e komunës së Rahovecit kanë dalë në treg me trangujt, ndërsa e konsiderojnë një fillim të mbarë verën e këtij viti. Pikat grumbulluese dhe eksporti i perimeve janë tregu kryesor për këta fermerë.

Sipas pikës grumbulluese, këtë vit janë kontraktuar 170 fermerë, kultivues të trangujve dhe specave.

Prodhimi vendor në komunën e Rahovecit ka filluar tani të jetë i gatshëm për konsumatorët.

Fermeri Kujtim Hoti është njëri ndër të parët që ka filluar vjeljen e trangullit.

“Ne i kemi mbjellë këto dikund me 27 mars, brenda 28 ditëve i kemi gati, sivjet ka qenë një verë më e mirë, më e nxehtë dhe kemi dalë në prodhim më herët. Si fillim ishte ftoftë, kishim frikë nga ngricat, por deshti zoti na shpëtuan dhe është një prodhim mjaft i mirë”, tha për RTK, Hoti.

Tregu për fermerët që dalin herët me prodhim nuk është problem, megjithëkëtë sfidë ngelet sigurimi i pagave për 12 muaj, për punëtorët e kontraktuar në këtë sektor.

“Ne kemi kontratë edhe me pikat grumbulluese, sivjet është një fat se e kemi bërë edhe klasifikuesen tonë, e kemi marrë nga USAID-i donacion. Ne merremi edhe me përpunim edhe me kultivim, kjo po na mundëson që me pas punëtorë në sezonë më të gjatë, sfidë e fermerëve mbetet sigurimi i pagave 12 muaj për këta punëtorë”, tha Hoti.

Komuna ka arritur që këtyre fermerëve t`u vijë në ndihmë duke lidhur disa marrëveshje për tregun. Aktualisht janë 170 kontrata me fermerë, të realizuara për eksport.

“Ne vetëm e kemi një marrëveshje me qendrën grumbulluese e cila e ka për qëllim me marrë prodhimin e gatshëm, por njëkohësisht të gjitha imputet bujqësore i kemi mbuluar ne komuna 80% dhe 20 % qendra grumbulluese”, tha Berat Duraku, drejtor i Bujqësisë në Rahovec.

“490 mijë euro ka planifikuar Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec për subvencione, ndërsa pjesa tjetër është ndarë për infrastrukturë, rrugë fushore dhe kanale kulluese, që kap një shifër të madhe për buxhetin e komunës”, thotë Duraku.

Sipas Drejtorisë Komunale të Bujqësisë, janë rreth 3100 fermerë që janë në fazën përfundimtare të aplikimit për subvencione të drejtpërdrejta për këtë vit./rtk/

 

Më Shumë

Mike Tyson trondit botën me rrëfimin e tij: Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të përballuar dhimbjet gjatë karrierës...

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Më 12 tetor, Arben Hoxha, kandidat i LDK-së, garon për Kuvendin Komunal të Prizrenit me numrin 26. I lindur dhe...

Lajmet e Fundit