22.5 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

FFK vendos që ndeshja mes Lirisë dhe Ballkanit të zhvillohet të dielën

Ndeshja mes Lirisë dhe Ballkanit ishte paraparë të shtyhet pas ankesës së klubit prizrenas.

Megjithatë Komisioni i Garave i Superligës dhe Liges së Parë në mbledhjen e mbajtur me datë 05.02.2024, shqyrtoi vendimin e marrë të datës 24.01.2024 në të cilin është vendosur që ndeshja Albi Mall Superliga Fc Liria – Fc Ballkani java e 19-të të shtyhet. Komisioni Garave si organ kompetent për zhvillimin e garave pas ndryshimit të rrethanave mori këtë:

VENDIM

Shfuqizohet vendimi i datës 24.01.2024 dhe ndeshja e javës së 19-të, Albi Mall Superliga, FC Lira – FC Ballkani do të zhvillohet me datë 11.02.2024 (e diel ora 13.00)

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

ARSYETIM

Komisioni i Garave në mbledhjen e mbajtur me datë 05.02.2024 sipas detyrës zyrtare pas informatave dhe fakteve të reja të paraqitura lidhur me ndeshjen FC Lira – FC Balkani (lojtarët e Lirisë që morën pjesë në Africa Cup, me 27.01.2024 kanë përfunduar garat, janë eliminuar nga Africa Cup) dhe lojtarët kanë obligim të paraqitën për ndeshje në kohë në klubin FC Liria dhe sipas propozicioneve të garave, neni 15 alinea 4 nuk mund të aplikohet tani e tutje.

Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese merr vendim: I obligon partitë që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin

Gjykata Kushtetuese i ka obliguar partitë politike që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin. Kjo është bërë pas kërkesës nga AAK-ja dhe partitë në opozitë,...

Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka parandaluar një rast të futjes së mjeteve monetare të padeklaruara përmes pikës kufitare te Vërmices. https://prizrenpress.com/417786-2ft/ Sipas...

Lajmet e Fundit