1.3 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Fidel Castro thyen heshtjen

Fideli, që i ka dorëzuar pushtetin vëllait të tij një dekadë më parë, tha se Kuba nuk ka nevojë për dhurata nga ajo që e quan “Perandoria”. Ai i cilësoi fjalët pajtuese të Obamës si një shurup dhe paralajmëroi se mund t’i shkaktonin kubanëve ndonjë infarkt kardiak.

Obama tha gjatë vizitës së tij se kish ardhur koha për të varrosur edhe mbeturinat e fundit të Luftës së Ftohtë në kontinentet amerikane.

Ndërkohë, në letrën e tij, Fideli po ashtu i kujtonte lexuesve historinë e Gjirit të Derrave, në vitin 1961, në të cilën një forcë paraushtarake azilantësh kubanë, e mbështetur nga CIA, u përpoq të shtinte në dorë ishullin.

Sidoqoftë, ish-lideri 89-vjeçar, dha edhe sugjerimin e tij modest, se Obama po reflekton dhe nuk po përpiqet të krijojë teori për politikën kubane.

Gjatë vizitës së tij, Obama foli për një të ardhme shprese për Kubën, në një fjalim të paprecedent “live” në televizion. Ai i tha Presidentit kuban, Raul Castro, se nuk duhej të kishte frikë nga ndonjë kërcënim që vinte nga Amerika dhe as nga zëri i popullit kuban.

Vizita e Obamës në Kubë, ishte e para e një presidenti amerikan në ishull që nga revolucioni komunist në vitin 1959.

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Rrahman Perteshi – Punëtori më i dalluar i vitit

Presidenti i KBF Bashkimit, Rrahman Perteshi, është nderuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës me çmimin prestigjioz “Punëtori më i Dalluar i Vitit”, si...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit