11.9 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Fillojnë përgatitjet për mbjelljet vjeshtore

Përgatitjet për mbjelljet vjeshtore kanë nisur. Fermerët këtyre ditëve po e bëjnë lëvrimin e tokës, duke shpresuar në të korra të bollshme.

Njëri ndër fermerët është edhe Valon Vehapi, i cili si ndër hapat e parë të përgatitjes për mbjelljet vjeshtore, e ka lëvrimin, raporton RTKlive.

Kurse profesori universitar i bujqësisë, Imer Rusinovci, rekomandoi bujqit që t’i nisin përgatitjet për mbjelljet vjeshtore dhe tregoi se çka sipas tij duhet të kenë parasysh gjatë kësaj periudhe.

Rusinovci ka sugjeruar të gjithë fermerët në nivel vendi që gjysmën e sasisë së plehërimit ta hedhin para lëvrimit themelor dhe gjysmën tjetër me mbjellje ose para saj.

 

Më Shumë

Vetëvendosje: Arrestohet komisioneri i PDK-së në Korishë të Prizrenit pas një sulmi fizik ndaj qytetarit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka njoftuar se një komisioner i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është arrestuar në fshatin Korishë pas një sulmi fizik...

Terrorizuan banorët, largohen me sukses nga fshatrat dy arinj në Dragash(Video)

Shoqata e Gjuetarëve “Dhia e Egër” në Dragash ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses një aksion katërditor për largimin e dy arinjve që...

Lajmet e Fundit