13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Fillon ‘lufta’ me rriqrat, 6 raste të pickimit

RriqratEthet hemorragjike ose pickimi i rriqrave, është problem mjedisor me të cilin Komuna e Malishevës tash e disa vite është duke u ballafaquar me të. Në aspektin kalendarik sivjet në Kosovë janë regjistruar 6 raste të pickimit të rriqrave por që fatmirësisht nuk kanë qenë fatale, ndërsa, drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj, e ka konfirmuar për Kosovapress se në Klinikë nuk është paraqitur ende asnjë rast me ethe hemorragjike.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, që nga 31 janari është duke shpalosur planin operacional në vatrat endemike të sëmundjes në Kosovë. Naser Ramadani, drejtori i Institutit, ka bërë me dije për Kosovapress, se Malisheva është vatra e cila prinë në Kosovë me rastet e pickimit të rriqrave pastaj vije Rahoveci, Klina dhe Suhareka.

Ramadani ka thënë se këtë vit janë të përgatitur duke dërguar ekipet e tyre në terren për të bërë ligjërata promovuese se si të ruhen njerëzit nga pickimi i rriqrave dhe se si të mos ketë asnjë pickim.

Edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë një interviste për Kosovapress, ka thënë se që nga tani e kanë ftuar nivelin qendror dhe faktorët e jashtëm që t’i ndihmojnë në këtë drejtim për parandalimin e etheve hemorragjike, jo vetëm Malishevës por edhe regjionit, që mos të ketë pasoja në njerëz.

“Ne e kemi ftuar nivelin qendror që tani dhe faktorët e jashtëm që të na ndihmojnë në këtë drejtim jo vetëm neve si Malishevë por edhe si regjion, për arsye se kjo do të jetë me pasoja për njerëzit. Viteve e kaluara ne kemi pasur edhe humbje të njerëzve, unë shpresoj se jemi shumë tëangazhuar sivjet, po bëjmë takime çdo ditë nëpër fshatra. Gati 10 fshatra i kemi kaluar në Komunën e Malishevës, i thërrasim ta bëjnë maksimumin në bazë të kushteve që ne i kemi dhe mundësive që neve na lejojnë”, ka thënë Begaj.

Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka thënë se në 6 rastet e pickimeve që janë shfaqur tash në Komunën e Malishevës, të cilat kanë qëlluar qoftë në shtalla, në fusha gjatë qitjes së bagëtisë ka thënë se konsiderohen si sporadike duke mos pasur asnjë rrezik, pasi sipas tij, ata i kanë i kanë testuar të gjithë ata pacient të cilët janë pickuar dhe kanë rezultuar negativ.

Megjithatë, Ramadani ka ftuar qytetarët që të mbrohen sepse zhvillimi i rriqrave sipas tij rritet ditëve në vazhdim kur fillon koha të jetë e nxehtë dhe e thatë.

“Ne në realitet presim që këto ndryshime klimatike të ndryshojnëedhe një herë gjatë muajve mars, prill, maj në favor të shtyrjes së stinës së pranverës dhe kohës me lagështi dhe shira gjë që e mundëson në mënyrë pozitive mos zhvillimin e rriqrave në të shpejtë. Sepse zhvillimi i rriqrave, në një farë mënyre inicion edhe pickimin e njerëzve nga pakujdesi i tyre apo nga ekspozimi i ekstremiteteve të poshtme mund të pickohen”, ka pohuar Ramadani.

Kryetari i Malishevës, ka thënë se ethet hemorragjike janë çështje brengosëse për Malishevën dhe për komunat përreth. Begaj, ka treguar se Qeveria e Kosovës këtë vit është e angazhuar shumë në luftimin e kësaj sëmundje duke krijuar edhe një këshillë ndërministror. Ai ka shtuar se edhe profesor nga Turqia kanë ardhur për ligjërata në Komunë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Instituti i Shëndetësisë në nivelin lokal, janë të angazhuar për Malishevën, dhe beson se me një angazhim të tyre do të ketë pasoja më të vogla edhe pse, sipas tij, konsiderohet se është rrezikshmëria më e madhe se vitet e tjera, shkaku i dimrit të butë.

Begaj, ka ftuar qytetarët që të kontrollohen pasi që sipas tij mbrojtja më e madhe është kontrolli i vetë vetës.

“Qa është me rëndësi ftojmë qytetarët që ta kontrollojnë vetën fillimisht, preventiva kryesore është me ibo kontroll vetes, familjarëve nxënësve, fëmijëve të vet, njerëzit që punojnë në fushë. Është më se e domosdoshme me i bërë kontroll vetvetes. Po shpresojmë që është një syçelëti më e madhe e njerëzve, kemi bërë takime të vazhdueshme për arsye se një humbje e jetës të një qytetari të Malishevës është një humbje e një jete të njëfamiljarit tim”, ka theksuar Begaj.

Ndërkaq, Ramadani, ka thënë se çdo ruajtje nga mos pickimi i rriqrave garanton qytetarët se nuk do të sëmuren nga Ethet hemorragjike, krime kongo që nganjëherë mund të jenë edhe fatale.

Ai ka thënë se virusin nuk e kanë të gjitha rriqrat, mirëpo duhet të ruhen nga të gjitha pasi që nuk dihet se cila rriqër e ka sëmundjen e cila jo. Gjithashtu, Ramadani ka thënë se pacientet, qytetaret të cilët pickohen nga rriqrat duhet që sa më shpejtë të paraqiten në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare.

Edukimi, promovimi shëndetësor, përcjellja e vazhdueshme e sëmundjes epidemiologjike, por edhedezinfektimin e terrenit, janë masat të cilat i kanë ndërmarrë deri më tani.

“Ne mbetemi në aspektin profesional shëndetësor në çështjen humane të parandalimit tek njerëzit, dhe vetëdijesimin e njerëzve që mos të pickohen nga rriqrat të ruhen në mos paçin asgjë tjetër në minimum bile t’i fusin pantollat nën çorape dhe most’i zbulojnë ekstremitete në mënyrë që mos të pickohen. Çdo ruajtje nga mos pickimi i rriqrave garanton qytetarët se nuk do të sëmuren nga Ethet hemorragjike krime kongo që nganjëherë fatkeqësisht mund të jenë edhe fatale”, ka shtuar Ramadani.

Sipas Ramadanit, nga muaji mars rriqrat fillojnë që të shumohen. Rriqrat, sipas tij, kërkojnë më shumë temperaturë të thatë dhe të nxehtë, kurse, moti me shi dhe lagështi ngadalëson procesin e tyre, zvogëlon numrin e rriqrave. Në këtë kohën, sipas Ramadanit, rreziku i pickimit është më i vogëlnë dy aspekte, në një sepse rriqrat nuk janë të zhvilluaradhe nën dy, njerëzit gjatë kohës së shirave nuk dalin në ambiente fushore ose në tokat e punës.

Ndryshe, në Kosovë në vitin e kaluar kanë qenë 11 raste fatale nga pickimi i rriqrave, 9 raste nga ethet hemorragjike, ndërsa, 2 raste të tjera që kanë pasur rrugë tjera të përhapjes së sëmundjes. Sipas Ramadanit, në Klinikën Infektive janë trajtuar mbi 100 raste të etheve hemorragjike krime kongo, kurse, janë regjistruar 5807 raste të pickimeve në të gjitha vatrat endemike në Kosovë.

Ramadani, ka thënë se pas 15 marsit do të transmetohet edhe një spot vetëdijesus për shkak të situatës në terren dhe fillimit gradual të shumimit të rriqrave. /KP/

Më Shumë

Mot sot i ngrohtë në ditën e Fitër Bajramit

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-26 km/h. Temperaturat minimale...

Urimi i Selmanajt për festën e Fitër Bajramit

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj ka vizituar Bashkësin Islame. Ai ka uruar të gjithë besimtarët Islam për festën Fitër Bajramit. "Dashuria për atdheun dhe...

Lajmet e Fundit