27.6 C
Prizren
E premte, 1 Gusht, 2025

Filloi Shkolla Verore Ndërkombëtare në Prizren

Me një ceremoni solemne të zhvilluar më 30 korrik 2025 në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, dje u hap zyrtarisht Edicioni i Katërt i Shkollës Verore Ndërkombëtare, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike dhe ndërkombëtare të këtij viti në universitet.

Në këtë edicion marrin pjesë rreth 200 studentë nga mbi 40 shtete të botës, duke përfaqësuar një shumëllojshmëri kulturash dhe përvojash akademike. Studentët janë përzgjedhur nga vende të ndryshme, raporton PrizrenPress.

Shkolla përfshin gjashtë module akademike, të zhvilluara nga njësitë përkatëse të universitetit dhe të udhëhequra nga mentorë ndërkombëtarë të njohur, të cilët kontribuojnë me përvojën dhe njohuritë e tyre në fusha si inteligjenca artificiale, mjedisi, gjuha dhe letërsia, arsimi global, barazia gjinore dhe ekonomia ndërkombëtare.

Në hapje të ceremonisë mori fjalën Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, i cili përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë strategjike që kjo shkollë verore ka për ndërkombëtarizimin e universitetit. Ai shprehu falënderime të veçanta për partnerët institucionalë, përfshirë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe për komunat e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Dragashit, Malishevës dhe Gjakovës, të cilat kanë ofruar mbështetje të konsiderueshme për realizimin e këtij projekti.

Gjithashtu, fjalë përshëndetëse u mbajtën nga znj. Liza Gashi, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila theksoi rëndësinë e diplomacisë arsimore dhe angazhimit të diasporës në projekte të tilla, si dhe nga z. Eroll Bilibani, Drejtor i DokuFest-it, i cili nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes artit dhe arsimit në ndërtimin e një kulture ndërkombëtare bashkëpunimi.

Rektori Alishani falënderoi gjithashtu sponsorët privatë për përkrahjen e tyre financiare dhe Këshillin Organizativ dhe studentët asistentë, për punën e palodhur dhe përkushtimin e treguar në organizimin e këtij edicioni.

Shkolla Verore Ndërkombëtare 2025 do të zgjasë deri më 8 gusht 2025, duke përfshirë ligjërata intensive, punëtori praktike, panele ndërkombëtare, aktivitete kulturore dhe ekskursione në qytetin historik të Prizrenit dhe përreth./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Garonin me vetura nëpër Prizren, dy shoferë dënohen me nga 1 mijë euro

Policia ka njoftuar se dy persona janë gjobitur, pasi të njëjtit kanë bërë gara me vetura nëpër Prizren. Në njoftimi e policisë bëhet e ditur...

Peshkimi me dorë – adrenalina e djemve të Krushës së Madhe

Nën rrënjë të thella deri në 4 metra, mes gurëve dhe mbeturinave që kanë degraduar lumin Drin, zhvillohet një sfidë e rrallë: peshkimi me...

Lajmet e Fundit