Suhareka forcon bashkëpunimin me Qendrën e Shëndetit Mendor në Prizren

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësuesit e Qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në trajtimin e rasteve të shëndetit mendor.

Në takim morën pjesë drejtori i QSHM-së në Prizren, Jahir Krasniqi, infermierja Aferdita Kajdomçaj dhe këshilltari psikosocial Agim Bytyqi. Nga QKMF e Suharekës mori pjesë kryeinfermierja Mimoza Bajraktari, e cila njëherësh ishte edhe inicuesja e këtij takimi, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, theksi u vendos tek rastet që kërkojnë kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme, me synim krijimin e një sistemi më gjithëpërfshirës dhe efikas për qytetarët.

“Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave dhe forcimi i bashkëpunimit institucional për trajtimin e rasteve të shëndetit mendor në Komunën e Suharekës, me theks të veçantë tek rastet që kërkojnë kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Tutje, Komuna shprehet e përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve: “Komuna e Suharekës mbetet e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në krijimin e një sistemi më gjithëpërfshirës për qytetarët që kanë nevojë për kujdes në fushën e shëndetit mendor”./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit