23.4 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Florian Marku vs Rylan Charlton

Florian Marku do të ndeshet me Rylan Charlton në kategorinë welterweight, sot në mbrëmje nën eventin kryesorë të Josh Kelly-t kundër David Avanesyan. Sky Sports ruan ekskluzivitetin e transmetimit.

Marku ka fituar shtatë herë deri më tani në karrierën e tij profesionale, zero humbje dhe vetëm një barazim kundër Jamie Stewart në dhjetor 2020. Mirëpo, vendim i saktë ose jo (sa i përket gjykimit të diskutueshëm nga gjyqtarët në ndeshjen kundër Stewart), Floriani është shprehur për Sky Sports se mezi e ka pritur këtë ditë kundër Rylan Charlton, me të cilin ndan rekord tepër të ngjashëm [6 – 0 – 1].

“Mezi e kam pritur këtë ditë, që prej padrejtësisë së ndeshjes sime të fundit. Jam i lumtur të ndeshem më një kundërshtar si Charlton, i cili njëlloj si unë është i pamposhtur; më duhet kjo ndeshje”, ka përcaktuar Marku.

Tashmë me fokusin te pritshmëritë dhe performanca kundër Charlton, Marku thotë:

“Rylan nuk do arrijë dot të mbajë ritmin tim. Tani mund të thotë se mundet por shumë shpejt do të ndryshojë mendim” – u shpreh Marku dhe, ndërsa u pyet nëse ka besim se do ta mposht me nokaut, u përgjigj shkurtimisht me – “100%”.

28 vjeçari shqiptar vazhdon me vendosmëri drejt ëndrrës së tij për t’u bërë kampioni i parë shqiptar i botës. Gjatë karrierës së tij të shkurtër si boksier profesionist (më parë kikboks dhe mma), Floriani ka ndërtuar një shtrat mjaft të gjerë tifozësh që e përkrahin nga e gjithë bota – jo vetëm nga Shqiptarët.

Albanianpost.com

Më Shumë

Një jetë e shpëtuar, një falënderim i përjetshëm: Historia e Burim Ninajt dhe mjekut të UÇK-së, Dr. Halil Cikaj

Një fotografi e zverdhur nga koha, por e gjallë në kujtesën e atyre që e përjetuan, flet më shumë se mijëra fjalë. Në të,...

Muharremaj: Suhareka me internet falas në hapësira publike

Kryetari i Komunës së Suharekës ka bërë të ditur se tashmë qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë internet WIFI falas në...

Lajmet e Fundit