13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Fotoja e fundit para aksidentit që u mori jetën të gjithave

Media ka publikuar foton e fundit që 11 të reja kanë shkrepur në një avion privat para se ai të rrëzohej mbi Iran.

Avioni privat i Ba?aran Holding, në pronësi të babait të njërit prej viktimave, u rrëzua në hapësirën ajrore të Iranit ditën e diel.

Mina Basaran dhe shtatë shoqe të saj, sëbashku me 3 pjesëtare të ekuipazhit po ktheheshin nga Dubai, ku kishin organizuar një festë beqarie.

Një ditë para se të humbte jetën në aksident, Mina Basaran kishte shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku shikohej bashkë me shoqet në festën e saj të beqarisë para dasmës që do të organizonte së shpejti.

Sipas medias turke, tri prej të rejave që humbën jetën në aksident dotë martoheshin më vonë gjatë këtij viti, ndërsa dy të tjera ishin shtatzënë. Kjo e bën edhe më të madhe dhimbjen për aksidentin që ka zhytur në zi Turqinë.

Image

 

Më Shumë

Rruga Tetovë-Prizren, Adnan Azizi: Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë

Adnan Azizi nga koalicioni VLEN në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për projektin e rrugës Tetovë-Prizren. Ai tha se shumë shpejtë do të...

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Nagacit në 27-vjetorin e rënies së tyre

Në fshatin Nagac të Rahovecit është shënuar sot 27-vjetori i rënies së dy dëshmorëve dhe pesë martirëve të lirisë, raporton PrizrenPress. Në këtë aktivitet morën...

Lajmet e Fundit