3.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Fury i reagon Wilderit, i cili e fajësoi kostumin për humbjen e rimeçit

Tyson Fury ka thënë se e kupton vendimin e Deontay Wilderit për ta fajësuar kostumin, me të cilin eci deri në ring, për humbjen ndaj tij në rimeçin e Las Vegasit, dhe nënvizoi se boksierët gjithmonë kërkojnë të gjejnë arsyetime kur rrihen keq në ring.

Wilderi e pësoi disfatën e parë në karrierën e tij profesionale dhe e humbi titullin në kategorinë e rëndë në WBC, pasi u mposht bindshëm nga Fury në shtatë runde më 22 shkurt në SHBA, transmeton Gazeta Express.

Pas meçit, boksieri amerikan tha se ecja e stërzgjatur deri në ring me një veshje të rëndë, e cila thuhet se peshonte 20 kilogramë, ishte arsyeja kryesore për paraqitjen e tij të dobët në rimeçin e shumëpritur.

Wilder u fut në ring i veshur në një kostum 20 kg të rëndë, të cilin e fajësoi për humbjen

“Ai nuk më lëndoi aspak mua, por fakti i thjeshtë është se uniforma ime ishte tepër e rëndë për mua”, pati thënë Wilder pas rimeçit.

Por tani Fury i është përgjigjur arsyetimit të Wilderit, i cili është bërë objekt talljeje në internet, përfshirë nga disa figura të rëndësishme në boks.

“Ai tha se stërvit duke e veshur një jelek 25 kilogramë të rëndë çdo ditë, por, e dini, e kuptoj nga vjen ai”, tha Fury për ITV.

“Në mendjen e çdo boksieri duhet të jetë një arsye përse ka humbur. Kurrë nuk mund të jetë e thjeshtë për ta ‘humba sepse sonte nuk isha mjaft i mirë’. Gjithmonë është kështu ‘kampi im e pati gabim, ishte faji i trajnerit, ishte faji i kostumit, faji i gishtit tim të madh’. Gjithmonë ia lënë fajin dikujt”, shtoi ai.

Fury këmbënguli se do ta rrahë Wilderin edhe në meçin e tretë mes tyre këtë verë, pas barazimit kontrovers në meçin e parë dhe triumfit në rimeçin e muajit të kaluar.

“E rraha herën e parë, e rraha herën e dytë, dhe natyrisht se do ta rrah edhe herën e tretë”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Fury e hedh Wilderin në dysheme me një të djathtë të fuqishme në rundin e tretë në rimeçin e tyre më 22 shkurt në Las Vegas

 

Më Shumë

Pas shiut vjen bora, IHMK: Nga nesër ulje e temperaturave, rrezik nga ngricat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të jetë ndryshim të theksuar të kushteve meteroligjike, ulje të temperaturave, reshje bore dhe rrezik nga...

Bora ngrin Bashkimin në Prizren

Në një dramë të vërtetë të zhvilluar në Prizren, Bora fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 83:85 (20:18, 21:22, 23:25, 19:20), në javën e 14-t...

Lajmet e Fundit