2.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Fushata pritet ta “paralizojë” Kuvendin

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës nuk pritet të tregohet i efektshëm gjatë sesionit vjeshtor të punës. Kjo për faktin se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve do të jenë të angazhuar në fushatën zgjedhore e cila parashihet të nisë më 3 tetor, apo vetëm dy javë pasi Kuvendi mund ta ketë mbajtur seancën e parë plenare të sesionit të dytë,shkruan Tribuna

Legjislativi zyrtarisht i nis punimet të hënën më 9 shtator, ndërsa seanca e parë nuk pritet të mbahet para datës 19 shtator. Edhe në proceset e kaluara zgjedhore, parlamenti është ballafaquar me vështirësi në funksionim për shkak se deputetët ishin të angazhuar në fushatë, ose kur mbaheshin seanca në raste të shumta ngriteshin debate me frymë elektorale.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në procesin e 3 nëntorit, aq më tepër kur tash ka shumë deputetë që pretendojnë të marrin udhëheqjen e komunave ku kanë kandiduar. Kjo për shoqërinë civile që monitoron punën e Kuvendit, nuk duket risi, pasi, sipas tyre, legjislatura aktuale në vazhdimësi ka treguar papërgjegjësi në raport me prezencën në seanca..

Më Shumë

Fitore bindëse e Bashkimit

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Istogut me rezultat 93:53 (23:14, 22:18, 20:17, 28:4), në xhiron e dhjetë të Prince Caffe Superligës. Prizrenasit e nisën...

Sendikata e Policisë reagon pas rastit në Suharekë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për grabitjen e djeshme në Suharekë, ku një polic u plagos e një tjetër u lëndua. “Me datë...

Lajmet e Fundit