10.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Gashi: MKRS-ja e gatshme për bashkëpunim konkret me Zvicrën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në takim Kryetarin e Odës Ekonomike Kosove-Zvicër, Stefan Sarakany dhe kryetarin e fondacionit të artistëve nga Zvicra Jacob Abraham.

Qëllimi i këtij takimi ishte fillimi i bashkëpunimit kulturor mes Kosovës dhe Zvicrës.

Konkretisht në këtë takim u bisedua rreth fillimit të bashkëpunimit të MKRS-së dhe Odes Ekonomike Kosovë-Zvicër për bashkëpunim në aktivitetet kulturore.

Më këtë rast ministri Gashi tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Zvicrës është në interes të realizimit të aktiviteteve kulturore që kanë për qëllim promovimin e kulturës shqiptare në vendet e ndryshme të Evropës, me theks edhe në Zvicër ku ndodhen edhe shumë bashkatdhetarë nga Kosova.

Ministri tregoi gatishmërinë për të mbështetur projektet të cilat mundësojnë edhe shkëmbimin e artistëve, profesionistëve si dhe përvojave të mira mes Zvicrës e Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të ndërkëmbimit kulturor.

Ndërkaq të pranishmit në takim e falënderuan ministrin Gashi për pritjen dhe u shprehën të gatshëm për të filluar bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve kulturore të cilat kanë për qëllim fuqizimin e kulturës ne vend dhe në rajon.

Më Shumë

Fatjona Kasapi e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë xhudistja Fatjona Kasapi mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia. Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga...

Erza Muminoviq e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë Erza Muminoviq ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrot nga Franca. Në çerekfinale mposhti me Ippon,...

Lajmet e Fundit