Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren.

Ndeshjet e radhës të serisë finale luhen në palestrën “Sezai Surroi”, ku Bashkimi synon të ngushtojë diferencën dhe të rikthehet në garë për titull.

Klubi prizrenas ka bërë thirrje për mobilizim të tifozëve, duke kërkuar mbështetje maksimale nga qyteti në këtë sfidë vendimtare.

“Çdo tifoz – me zë, me zemër dhe me energji në palestër, bashkë për ta shtyrë ekipin tonë përpara drejt fitores”, thuhet në mesazhin e klubit.

Bashkimi shpreson që me përkrahjen e publikut vendas të rikthejë serinë dhe të ulë epërsinë e Trepçës në 2-1.

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Lajmet e Fundit