14.8 C
Prizren
E enjte, 29 Shtator, 2022

Gena: Kolegët më spiunuan, nuk iki dot në Europë

GenaXhelozia e kolegëve ka bërë që këngëtarit Gena t’i ndalohet e drejta për të udhëtuar në vendet e Europës. Ditë më parë ai ka marrë një konfi rmim nga organet e rendit të Zvicrës për ndalim të mbajtjes së koncerteve në diasporë, madje ai është ndaluar të mbajë një koncert edhe në Malmo të Suedisë. Gena shprehet për “Vip Pages” se kolegët e tij i kanë kurdisur një kurth, por nuk pranon të përmendë emra. Gena dhe shumë këngëtarë të tjerë, shpesh nuk deklarojnë arsyen e udhëtimit, pasi sipas rregullave duhet një leje pune për të zhvilluar aktivitetin artistik në vende të tjera. Mendohet se ai është spiunuar tek organet kompetente dhe për këtë arsye i është ndaluar lëvizja e lirë në Europë. Këngëtari rrëfen se kjo situatë nuk e ka demoralizuar aspak, përkundrazi, i ka shtuar ambicien për të punuar më shumë. Sakaq, Gena është një nga këngëtarët më të kërkuar dhe këngët e tij janë bërë hit-e. Megjithëse nuk mund të shkojë në Europë, ai vazhdon punën suksesshëm në trevat shqiptare, por edhe në Amerikë.

Si ndihet Gena pas situatës së krijuar?

Pas kësaj situate normalisht që ndihem i çuditur, sepse ne këngëtarët, përveçse gëzim dhe argëtim, nuk kemi ndonjë qëllim tjetër ndaj publikut. Kjo është një situatë paksa e ndërlikuar, por gjithsesi procedura për ta zgjidhur këtë çështje ka fi lluar dhe shpresoj që së shpejti të jepet një zgjidhje.

Është e vërtetë që të është ndaluar kalimi në Evropë? Për çfarë arsyeje?…
Po, është e vërtetë që më është ndaluar kalimi për në Evropë. Kjo ka ardhur si pasojë e autoriteteve në shtetin e Zvicrës. Pak a shumë të gjithë e dinë që Zvicra ka ligje tepër të forta dhe një gabim i vogël mund të kthehet në problem. Arsyeja e ndalimit ka qenë fakti që unë këndoj nëpër koncerte… Më ka ardhur për të qeshur në momentin kur pashë autoritetet e shtetit të mbanin në duar posterin tim. Mendova mos donin t’iu jepja ndonjë autograf (qesh). Fatkeqësisht arsyeja e ndalimit ishte pak më e thellë… Pas disa procedurave ligjore arritëm në konkluzionin se e gjithë kjo është bërë me tendencë ndaj meje, dhe arsyen mund ta merrni me mend vetë.

Cilët janë këngëtarët që të kanë spiunuar? Pse mendon se e kanë bërë?
Unë e kam thënë edhe më parë, kur arrin të të dojë publiku krijon shumë miq, por dhe armiq njëkohësisht. Siç duket, suksesi im i ka bezdisur “disa persona” dhe kanë vrarë mendjen gjerë e gjatë si e si mund t’i prishim punë Genës. Unë personalisht mundohem të vras mendjen për këngë apo albume dhe jo se si t’i bëj keq tjetrit. Nuk arrij t’i kuptoj ata njerëz. Duhet të ndihen kaq bosh dhe të pasigurt brenda vetes, sa vetëm e keqja e tjetrit i gëzon. Nuk dua të them akoma emrat e atyre që e kanë bërë këtë, pasi dua të sigurohem plotësisht dhe aq më tepër të flas me fakte. Jam i sigurt që do e lexojnë këtë intervistë. Për momentin i them vetëm “Faleminderit”, asgjë tjetër. Kjo situatë s’më bën asgjë tjetër përveçse më shton ambicien për të punuar edhe më fuqishëm. Është publiku ai që të rrëzon ose të ngre lart dhe deri tani ata janë mbështetja ime më e madhe. Edhe pse për momentin nuk mund të jem pranë shqiptarëve që jetojnë në diasporë, jam i sigurt që vetë ata do të vijnë të më dëgjojnë kudo që të këndoj, siç edhe ka ndodhur. Qëllimi im i vetëm kur këndoj është që të argëtoj publikun e ta bëj të ndihet mirë dhe të harrohet pak nga problemet që ka kushdo në jetën e përditshme. Kjo më fal shumë kënaqësi dhe më jep kurajë, duke më bërë të mos ndalem kurrë së kënduari. Në muajin prill janë të programuara disa koncerte për në Amerikë, sikurse edhe në të gjithë Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, ku do të kemi shumë mbrëmje.

Ndalimi është bërë vetëm për në Europë. Cilat janë projektet e tua të radhës?

Për pak kohë do të publikohet kënga ime e re me titull “Duhet”, një bashkëpunim nga “Zapp & Chriss” dhe me tekst të Rozana Radit. Videoklipi i kësaj kënge do të jetë me efekte “3D”. Është një bashkëpunim që do të na shoqërojë më tepër gjatë sezonit të verës nëpër diskoteka. Gjithashtu edhe këngë të tjera do të lançohen në muajt e ardhshëm deri në sezonin e verës. Nuk do të ndalem së punuari bashkë me muzikantin tim, Edlir Begolli dhe menaxherin, Enis Fetahu./bw/

Më Shumë

MF pasnesër do të ekzekutojë pagesat për këtë kategori

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton të gjithë përfituesve ndryshimin e datave të pagesave. Me datë 20 janë ekzekutuar pensionet e veteranëve dhe...

Zelenskyy OKB-së: Izoloni Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i tha të martën Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia duhet të izolohet ndërkombëtarisht për referendumet false të organizuara...

Lajmet e Fundit