24.4 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

“Gjakderdhje financiare”, PSD i hedh ngjyrë Qeverisë, ka arrestime

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë.

Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit të Qeverisë si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”,

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuqi ka konfirmuar për Express se të arrestuar janë: Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti dhe disa të tjerë.

“Policia e Kosovës së bashku me Njësitin Special kanë sulmuar aktivistët e PSD-së, ku mbetën të arrestuar: Nol Nushi, Frasher Krasniqi, Zgjim Hyseni, Qendrim Sahiti dhe të tjerë. U sulmuam me gaz lotësjellës të gjithë që ishim aty”, ka thënë ajo për Express. /Express/

 

 

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

Suso kthehet në shtëpi – Liria rikthen një figurë emblematike

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Fitim Susuri, një prej figurave më të njohura të skuadrës prizrenase ndër vite. Në njoftimin e bërë publik nga...

Lajmet e Fundit