22.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Sulm në shkollë, nxënësja e klasës së gjashtë qëllon tre vetë

Episodi më i fundit i të shtënave që trondit SHBA-në, ka në qendër të tij një 12 vjeçare.

Vajza e klasës kishte marrë me vete një armë në shkollën e saj fillore në Idaho, me të cilën plagosi dy nxënës dhe një pastrues, përpara se të çarmatosej nga një mësuese. Fatmirësisht, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Sherifi i Qarkut të Xhefersonit, Steve Anderson tha se vajza nxori një pistoletë nga çanta dhe gjuajti disa herë brenda dhe jashtë Shkollës fillore Rigby, në qytetin e vogël të Rigbit, rreth 145 kilometra në jugperëndim të Parkut Kombëtar Yellowstone. Autoritetet thonë se po hetojnë motivin e sulmit dhe po përpiqen të mësojnë se ku e kishte marrë e mitura armën.Agjenci të shumta të zbatimit të ligjit u përgjigjën me shpejtësi në momentin e incidentit dhe nxënësit u evakuuan në një shkollë të mesme aty pranë për t’u bashkuar me prindërit e tyre.

Unë dhe shoku im i klasës ishim vetëm në klasë, me mësuesin tonë, ne po studionim, kur papritmas, dëgjuam një zhurmë të madhe dhe pastaj dy krisma të tjera. Më vonë pati ulërima”, rrëfeu 12-vjeçari Yandel Rodriguez. Shkollat do të mbylleshin në të gjithë rajonin për t’u dhënë nxënësve kohë me familjet e tyre, por ai ekspertë të shëndetit do të jenë në dispozicion të nxënësve duke filluar nga mëngjesi i së premtes. Sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave të Arsimit, shkolla fillore në Rigbi ka rreth 1,500 nxënës nga klasa e gjashtë deri në të tetën.Ky është sulmi i dytë në një shkollë në Ajdaho. Në vitin 1999, një nxënës i shkollës së mesme në Notus gjuajti me armë, duke plagosur një nxënës tjetër.

 

© SYRI.net

Më Shumë

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

“Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën...

Lajmet e Fundit