8.4 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Gjashtëmbëdhjetë vjet nga rënia e Agim Ramadanit

Sot bëhen 16 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani. Në kuadër të manifestimit tradicional ”Ditët e Shqipes”, mbahet një akademi, ku do të përkujtohen dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe rënia e heroit Agim Ramadani.

Historik i shkurtër rreth Betejës së Koshares dhe rënies së heroit Agim Ramadani.
“M’u shtershin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue”. Këto janë vargjet e poezisë “Liria”, që Agim Ramadani pat shkruar në ditët e tij të fundit, para se të vdiste.

Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, ajo njihet edhe si ngjarja që theu kufirin shqiptaro-shqiptar.

Pas një beteje të ashpër, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, nga radhët e veta kishte humbur 140 luftëtarë, transmeton kp.

Beteja ka thyer kufirin Kosovë-Shqipëri, gjë që sipas ish-luftëtarëve ishte një korridor i rëndësishëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Ramadani ka qenë anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve, ndërsa poezia e piktura kanë qenë pasionet e tij gjatë shkollimit të lartë në Zagreb. Ai është pjesë e antologjive të ndryshme të letërsisë shqipe botuar pas vitit 2000.

Më Shumë

Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka intensifikuar kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në kuadër të Planit Operativ Road Pol 2026, me qëllim të rritjes...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit