5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Gjenden burrë e grua të vdekur në një shtëpi në Prizren

Në rrugën “Jusuf Gërvalla” në qytetin e Prizrenit dy persona janë gjetur të vdekur nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Rastin e ka konfirmuar për Express, Zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“ Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, kanë deklaruar nga policia.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Express se dy personat e gjetur pa shenja jete ishin burrë dhe grua./Express/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit