32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Gjermania i dhuron IKSHPK-së 17 mijë maska, 5 mijë e 500 pako doreza dhe 37 mijë litra dezinfektues

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të një kontingjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, dedikuar Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe institucioneve shëndetësore si përgjigje kundër COVID-19.

Kontigjenti përmban 17 mijë maska respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5 mijë e 500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3 mijë e 700 litrave me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë.

Zemaj vlerësoi lart kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vet Bashkimit Evropian në asistencën dhënë Kosovë për luftimin e COVID-19, teksa theksoi se Ministria e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër pandemisë korona.

Ndërkaq diplomati gjerman tha se ky është një kontribut nga shteti gjerman për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor, ndërkohë që këshilloi qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga koronavirus

Më Shumë

Gjendet shëndosh e mirë 85 vjeçari nga Gorozhupi i Hasit të Prizrenit

Është gjetur shëndosh e mirë, 85-vjeçari Nebi Tejeci. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, transmeton Klankosova.tv. “Operacioni është realizuar me bashkëpunim...

Hamdi Elezkurtaj – Themeluesi i SHKA “Emin Duraku” që e ktheu Zhurin në qendër të kulturës

Në një kohë kur kultura popullore ishte në rrezik të harresës, një burrë nga fshati Zhur i Prizrenit vendosi t’i përkushtohet ruajtjes dhe promovimit...

Lajmet e Fundit