18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gjini: Deputetët po hezitojnë t’ia shkurtojnë mandatin vetes

KuvendiKosoves5-27Të enjten dhe të premten do të dihet nëse është nënshkruar ose jo mocioni i mosbesimit, i inicuar nga AAK-ja. Kështu ka bërë me dije sot shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Ardian Gjini, i cili tha se disa deputetë të Kuvendit janë duke hezituar që t`ia shkurtojnë mandatin vetës, prandaj nuk po e nënshkruajnë mocionin.

”Nëse nuk e arrijmë numrin e duhur nuk do të procedojmë me mocion nuk ka çfarë të ndodh tjetër. Ka metoda të ndryshme për shpërbërjen e kuvendit. Nuk është mocioni i mosbesimit për qeverinë. Eshtë edhe një vendim vet i kuvendit. Po e them edhe një herë disponimin që e kanë disa deputet është që të vazhdojnë të paguhen dhe mos ta shkarkojnë vetveten mirëpo do të ketë ngjarje që do ta determinojnë”,tha Gjini për RTK.

Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se nuk do ta nënshkruajnë mocionin e AAK-së, edhe pse mendojnë se kjo qeveri nuk ka punuar mirë asnjëherë.

”Për çdo çështje që ka të bëjnë me zgjedhjet ne i debatojmë në Këshillin e Përgjithshëm edhe për koalicione. PDK është e fundit. Nëse LDK-ja nuk ka asnjë zgjidhje atëherë veç nëse mbështetemi për muri sepse PDK-ja nuk është alternativë e bashkëqeverisjes me LDK-në. Dhe unë jam ndër ata që nuk jam dakord. Besoj se LDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet dhe pasi t’i fitoj zgjedhjet vendos për partner të koalicionit”, tha Beqiri.

Edhe Visar Ymeri, ka theksuar se `Vetëvendosje` nuk do ta nënshkruaj një mocion të tillë.

”Vetëvendosja po të mos kishte dashur nuk e kishte nisur iniciativën në vitin 2011. VV-ja mendoj se në këtë drejtim ka qenë e para dhe e vendosur por nuk ka gjetur rrugën e njëjtë te partitë e tjera opozitare, për ta nënshkruar një opsion të tillë”, tha Ymeri.

E ndërkaq, Adem Grabovci i PDK-së, thotë se Partia Demokratike nuk i frikësohet mocionit dhe se sipas tij, PDK-ja sërish do të dal partia e parë fituese.

”PDK nuk është udhëhequr nga politika e përjashtimit të askujt jemi të përcaktuar të bashkëveprojmë me të gjitha partitë politike cila i jep ofertë dhe bashkëpunim më të mirë, do të jenë të gatshëm të bashkë qeverisim me të”, pohon Grabovci.

AAK-ja, javën e kaluar ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë. Thuhet se nisma deri tash është nënshkruar nga deputetët e Aleancës dhe disa deputetë të pavarur në Kuvend.

Më Shumë

Karakaçi përforcon Lirinë

Skuadra e Lirisë ka njoftuar për transferimin më të ri në skuadër, i cili e përforcon repartin mesfushës. Liria e ka bërë zyrtare transferimin...

Policia shqiptoi 2527 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2527 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të...

Lajmet e Fundit