Kurti: Kosova ka mungesë sovraniteti

AlbinKurti-Strasburg me studentKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti në takim një delegacion i përbërë nga profesorë dhe studentë të Universitetit të Strasburgut.

Gjatë takimit, sipas një kumtese të VV-së, Kurti i njoftoi profesorët dhe studentët për aktivitetet dhe punën e Lëvizjes Vetëvendosje, strukturën e saj organizative, metodat me të cilat vepron duke vënë në theks te moskufizimi i demokracisë vetëm te demokracia përfaqësuese.

Duke folur në këtë takim Kurti tha se Kosova ka mungesë të sovranitetit për shtetin, mungesë të prodhimit për ekonominë dhe zbërtheu shkaqet strukturore të korrupsionit të lartë që kanë penguar zhvillimin dhe drejtësinë në Kosovë.

Kurti iu përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve për dialogun Kosovë-Serbi dhe pasojat e tij, për mungesën e sundimit të ligjit dhe mënyrën e integrimit të pakicës serbe në shoqëri, si dhe për sfidat drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit