12.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Gjykata e Prizrenit lëshon urdhërarrest ndaj një femre

Shqyrtimi fillestar i paraparë të mbahej të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, tek gjykatësja Shpresa Emra, shtyhet për shkak të mos prezencës së të akuzuarës për kanosje, I. A.  Për këtë të fundit gjykata lëshoi urdhëresë për sjellje me dhunë, ngase nuk i ishte përgjigjur ftesave të gjykatës.

Ndërkaq, prezent në këtë shqyrtim ishin prokurori Fatos Ajvazi dhe e dëmtuara V.  A.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me 13 prill 2017, në ora 9:00.

I. A.  akuzohet se me 17 tetor 2014, rreth orës 17:28, në rrugën “Behajdin Hallaqi” në Prizren, seriozisht kanosë me fjalë, vepra dhe gjeste se do ta privoj nga jeta të dëmtuarën V.  A.

E akuzuara për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dëmtuarën, rreth një borxhi në vlerë prej 700 euro, ku e dëmtuara i kërkon që t’ia kthej borxhin. E akuzuara në orën e lartcekur, e telefonon dhe e kanos me fjalët “mos me bjerë më ka dera e shtëpisë time se kam me të kallë, kam me të mbytë dhe unë kam me ardhë te djemtë tu dhe kam me të qit prej shpie”, përmes të cilave të dëmtuarës i shkakton ankth dhe frikë.

Sipas aktit akuzues, e njëjta ngarkohet me veprën penale “kanosje” nga neni 185 paragrafi 2 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/

 

Më Shumë

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Afër 6 mijë shoferë gjobiten për përdorim të telefonit në Kosovë

Gjatë tre muajve të parë të vitit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 5,878 gjoba ndaj shoferëve që përdornin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Sipas ligjit,...

Lajmet e Fundit