8.4 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Guardiola: S’e di si ta ndal Messin

Pep Guardiola ka thënë se nuk e di se si t’i ndalë Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Neymarin në përballjen e sotme të Manchester Cityt me Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve

Dy ekipet takohen sonte në Francë në një ndeshje të fazës grupore në Ligën e Kampionëve dhe Guardiola tha para ndeshjes se është pothuajse e pamundur ta ndalesh treshen sulmuese të Parisit, raporton Gazeta Express.

“Nuk e di”, tha Guardiola kur u pyet para ndeshjes se si planifikon t’i ndalë Messin, Mbappen dhe neymarin.

“Gjithë ato cilësi, nuk e di se çfarë duhet të bëjmë për t’i ndalur ata, sinqerisht”, shtoi ai.

“Ata janë shumë të mirë. Është shumë e vështirë ta kontrollosh gjithë këtë talent të madh përnjëherë”, këmbënguli ai.

Guardiola është i vetëdijshëm për cilësitë e Messit nga koha kur të dy ishin pjesë e Barcelonës.

Messi ende nuk ka shënuar gol për PSG-së që prej se tronditi kur iu bashkua në verë, por trajneri i City këmbëngul se edhe më të mirit në botë i duhet kohë për t’u mësuar me rrethanat e reja.

Më Shumë

Arrestohen tre persona për grabitje në Prizren, një i dyshuar ende në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje që ka ndodhur në Prizren, ndërsa një i dyshuar tjetër është...

Apeli lë në paraburgim 8 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e mbrojtjes dhe ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin është caktuar masa e...

Lajmet e Fundit