10.9 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Guardiola tregon se si e mori vesh qysh para 7 muajve se do ta fitonte titulli

Pep Guardiola ka deklaruar se ai e dinte që Manchester City do ta fitonte titullin qysh në shtator, kur ekipi i tij mposhti Chelsean, njofton Klan Kosova.

“Mendoj se fitorja në Stamford Bridge na dha vetëbesim se mund të ia dalim. Sepse, sezonin paraprak kundër rivalëve nuk qëndronim mirë”.

“Fitorja në Stamford Bridge na tha ndjenjën se ‘OK, kundër kampionëve jemi në gjendje të vijim dhe të luajmë’. Por në përgjithësi ishim shumë, shumë të qëndrueshëm. Dhe po, Sergio është një gjeni, top lojtar që ka 30 vjet, por lojtarët tjerë janë 20, 21 vjeçar dhe ne fituam me këta djem kaq të rinj”.

“Ndërsa lojërat në Ligën e Kampionëve në këtë moshë nganjëherë është e komplikuar, por mbase do jetë një mësim për të ardhmen në sezonin e ardhshëm”.

Më Shumë

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve. Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë...

Lajmet e Fundit