8.3 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Hapet sezoni i gjuetisë, me përjashtim të Rajonit të Prizrenit

Me datë 12 Shator 2022 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerr vendimin për hapjen e sezonit të gjuetisë në Republikën e Kosovës.

Sipas vendimit të ministrisë përkatëse sezoni i gjuetisë hapet nga data 18 Shtator 2022.

Gjuetia është e lejuar duke zbatuar rregullat nëpër vendet e caktuara të gjuetisë që janë edhe të licencuara, njofton Policia e Kosovës.

Në këto vend gjueti, gjuetia lejohet vetëm të dielën dhe me leje të menaxherit të vend gjuetisë.

Por është e rëndësishme të ceket se në Rajonin e Prizrenit nuk ka asnjë park apo vend gjueti të licencuar, andaj gjuetia në Rajonin e Prizrenit edhe më tej nuk është lejueshme.

Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit do të bëjë patrullime të shtuar nëpër zona të caktuar dhe kushdo që haset në gjueti apo dëshmohet se është nisur për në gjueti, kundër tij do të merren masat ligjore dhe do të fillohet procedura penale për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme”.

Ftohen qytetarët e pasionuar pas gjuetisë dhe të gjithë të tjerët që të zbatojnë vendimin qeverisë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Komuna e Prizrenit synon thellimin e bashkëpunimit me “Autostrada Biennale”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim kuratoren e sapo zgjedhur të edicionit të gjashtë të “Autostrada Biennale”, Lucia...

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Lajmet e Fundit