4.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Haradinaj kujton heroin Sheh Myhedin Shehu: Sakrifica e tij frymëzim për ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin Shejh Myhedin Shehu në përvjetorin e rënies, duke thënë se sakrifica e tij për të drejtën shqiptare, ishte frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Në përvjetorin e rënies, kujtojmë njërin prej personaliteteve më të shquar të historisë së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, heroin e Kosovës Shejh Myhedin Shehu. Sakrifica e tij për të drejtën shqiptare vazhdon të jetë frymëzim edhe sot”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar me respekt angazhimin e tij në etapa të ndryshme.

“Në këtë përvjetor të flijimit të tij dhe të dhjetëra qytetarëve të pafajshëm të Rahovecit, kujtojmë me respekt angazhimin e tij në etapa të ndryshme, që populli i Kosovës të jetojë i lirë, me besim e dinjitet”, është shprehur Haradinaj, në Facebbook.

Më Shumë

Përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Landovicës

Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan...

Anderson e Wooten mungojnë ndaj Prishtinës, rikthimi i tyre pritet shpejt

Bashkimi ka njoftuar se basketbollistët Kyan Anderson dhe Kenny Wooten nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sontme kundër Prishtinës për shkak...

Lajmet e Fundit