15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Haradinaj: Pushteti terror sistematik ndaj opozitës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar aksionin e Policisë së Kosovës për arrestimin e një antënari të partisë së tij.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Pyetje për Kryeministrat Mustafa- Thaçi:

Kur instrumentet shtetërore të sigurisë vihen në funksion të linçimit të personaliteteve publike, përmes arrestimeve spektakulare dhe, për më tepër, të një anëtari të Kryesisë së një partie opozitare, nuk mund të quhet ndryshe veç se terror sistematik i pushtetit ndaj një zëri ndryshe, ndaj një zëri të pastër opozitar.

Tregoni, si do ndiheshit ju, sikur në rrethana të kundërta, kur ju do të ishit në opozitë, një nga anëtarët tuaj të Kryesisë do të ndalohej e arrestohej me inskenime “për terrorizëm”, përderisa e vërteta është krejt ndryshe.

Publikisht ju bëj thirrje t’i ndaloni praktikat e njollosjes së individëve dhe të personaliteteve, t’i ndaloni praktikat e njollosjes së oponentëve politikë, ta ndaloni luftën speciale mediatike për njollosjen e AAK-së.

A e dini që pushtetet ndërrohen?! Ky vend do të ketë qeverisje demokratike, së shpejti! RH

Më Shumë

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në...

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra –...

Lajmet e Fundit