Hasi kërkon ujë

Fshatrat e Hasit vazhdojnë të përballën me mungesën e ujit. Banorët e këtyre fshatrave kanë kërkuar zgjidhjen e këtij problemi nga kryetari i Komunës Ramadan Muja.

Përfaqësuesi i fshatit Gjonaj, Haziz Hodaj në debatin publik të Mujës ka ngritur çështjen e mungesës së ujit.

“ Nuk është hera e parë që kam ngritur këtë çështje”, ka thënë Hodaj.

Edhe përfaqësuesi i fshatit Krajk, Fadil Përvizaj ka thënë se fshati i tij vazhdon të përballet me mungesë të ujit. Ai ka kërkuar nga Muja që të zgjidhet ky problem.

Për mungesë të ujit janë ankuar edhe përfaqësuesit e fshatrave të tjera të Hasit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit