7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Hasjanët marrin zotimin e Qeverisë për hapjen e nënstacionit policor

Anëtarët e Komisionit të trevës së Hasit të Prizrenit kanë marrë zotimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për hapjen e një nënstacioni policor në këtë trevë. Në të njëjtën kohë bashkëbiseduesit janë pajtuar edhe për realizimin e disa projekteve infrastrukturore dhe mjedisore në këtë zonë rurale.

Çështja e sigurisë në këto anë ka qenë shqetësim i adresuar prej kohësh nga përfaqësuesit e komunitetit. Shefi i këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka bërë të ditur se takimi i Komisionit të trevës së Hasit të Prizrenit me kryeministrin Haradinaj është zhvilluar gjatë fundjavës, pikërisht me kërkesën për hapjen e nënstacionit policor në Has.

“Në takim me kryeministrin Haradinaj, Komisioni i trevës së Hasit të Prizrenit ka marrë mbështetjen për hapjen e një nënstacioni policor, në prani të ministrit të Punëve të Brendshme. Nga dita e hënë, pritet të fillojnë përgatitjet për hapjen e këtij nënstacioni. Në javët e ardhshme do të kemi hapa konkretë për nënstacionin e policisë”, ka thënë Baldedaj.

Sipas tij, pajtimi është arritur edhe për disa kërkesa të komunitetit të Hasit të Prizrenit./koha ditore/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit