24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Haskuka inspektoi punimet e shtëpive të të moshuarve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Islam Thaqi kanë inspektuar punimet që po realizohen për ndërtimin e Shtëpisë për të Moshuar në lagjen “Dardania” dhe objektin e Qëndrimit Ditor për të Moshuar në lagjen “Terzimahallë”.

“Shtëpia e të Moshuarve është projekt i trashëguar nga qeverisja e kaluar, i cili është vonuar për shkak të papërgjegjësisë së operatorit ekonomik. Kontratën me këtë operator e kemi shkëputur, ndërkaq me kontratën e re të nënshkruar tanimë këto punime janë duke u zhvilluar me një intensitet të lartë. Si rezultat i kësaj, projekti do të përfundojë së shpejti, ndërkaq funksionalizimi i saj do të bëhet në vitin 2022, kur do të bëhet edhe rekrutimi i stafit të saj”, tha Haskuka.

“Ky objekt do të ofrojë qëndrim ditor për 30 të moshuar, metë gjitha kushtet e nevojshme dhe të paraparave me standardet për ofrimin e shërbimeve sociale”.

“Në anën tjetër, po i vazhdojmë punimet edhe për objektin e Qëndrimit Ditor, ku të moshuarit mund të kalojnë një pjesë të ditës së tyre, me aktivitete të ndryshme sociale e rekreative, por edhe përkujdesje mjekësore për shëndetin e tyre”.

“Uroj që punimet për këto qendra të vazhdojnë sipas planit dinamik dhe të përfundojnë duke krijuar ambiente kualitative për të moshuarit tanë”.

Mund të jetë një imazh i furniture

Më Shumë

Vetëvendosje e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit

“Shtëpia e Bardhë - Zonë e Krimit”. Kështu e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje Komunën e Prizrenit, teksa ka reaguar ashpër ndaj raportit të Zyrës...

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

Lajmet e Fundit