20.4 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025

Haskuka komenton dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Kryetari i vetëm i Komunës që i ka mbetur në udhëheqje Lëvizjes Vetëvendosje e që nuk i përket grupit të dorëhequrve, Mytaher Haskuka foli lidhur me dorëheqjen e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit nga kjo parti.
Në një prononcim për KALLXO.com, Kryetari i Prizrenit tha se dorëheqja e Ahmetit ka ndryshuar raportet e këtyre dyve por nuk beson që do të zbehë bashkëpunimin ndërkomunal.

“I kemi disa iniciativa që i kemi të përbashkëta dhe në këtë aspekt vazhdojmë në të gjitha komunat me të cilat mundemi me bashkëpunu, bashkëpunojmë nuk është problem, në unionin e Komunave Shqiptare. Normal që ka ndryshuar pak pasi nuk jemi partinë e njëjtë. Por në aspektin e bashkëpunimin në mes të Komunës së Prishtinës dhe Prizrenit, nuk shoh ndonjë problem”, tha Haskuka.

Ai po ashtu theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është dëmtuar nga dorëheqjet e fundit pasi që sipas tij e kanë bërë më të vështirë synimin e LVV-së për ndryshim në Kosovë.

“Unë besoj që LVV ka qenë struktura e vetme për ndryshimin në Kosovë, tani ndryshimi është më problematik pasi ka ardhë deri te ndarja e forcave në njëfarë aspekti. Çdo person i cili largohet është dëmtim me njëfarë aspekti dhe normal që ka dëmtuar”,tha Haskuka.

Shpend Ahmeti ofroi dorëheqjen e tij nga Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë

 

Më Shumë

As pas 47 përpjekjesh nuk konstituohet Kuvendi

Ka dështuar për herë të 47-të përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Edhe këtë herë kryesuesi i seancës, Avni Dehari...

TIKA ndihmon bujqit e Mamushës, ndanë 200 makina për spërkatje

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (T?KA) ka ofruar mbështetje për 200 bujq të qytetit të Mamushës në Kosovë duke shpërndarë makina për spërkatje....

Lajmet e Fundit