10.8 C
Prizren
E premte, 10 Janar, 2025

Haskuka në Gjonaj: Hasjanët gjithmonë kanë ditur ta dallojnë të mirën nga e keqja

Pas takimit me banorët e Lubizhdës së Hasit, kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, takimet e tij i vijoi në orët e mbrëmjes me banorët e fshatit Gjonaj.

Para një numri të madh të banorëve të këtij fshati, deputetët, Rexhep Selimi, Arbër Rexhaj e Drita Millaku, i dhanë mbështetje kandidatit për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskukës dhe kandidatit për asamble komunale, nga ky fshat, Sadri Hodaj.

“Ne nuk jemi të njëjtë si subjektet tjera politike në vend, ashtu si po mundohen të na paraqesin mediat e caktuara nëpërmjet analistëve të ndryshëm”, tha Haskuka.

“ Qëllimi i tyre është të përhapin në popull apati dhe depresion. E kemi vërtetuar se jemi të ndryshëm nga subjektet tjera politike, sepse punësimet në sektorin publik i bëjmë me një transparencë të madhe. Ne i zgjedhim njerëzit më të mirë e më të aftë, këtë e ka bërë Komuna e Prishtinës, këtë do ta bëjmë edhe ne në Prizren”.

“ Vetëvendosje është e të gjithëve, pa marrë parasysh ku jemi, çfarë jemi dhe si jemi. Strategjia më e re e kundërshtarëve politikë është që ta përçajë popullin sa më shumë, dhe që pastaj ta ketë të lehtë të kontrollojë pothuajse çdo gjë, por unë e di fare mirë se hasjanët gjithmonë kanë ditur ta dallojnë të mirën nga e keqja”.

“Në lidhje me 43 pikat, këto i keni përpara, por për të qenë llogaridhënia më e drejtë, ju i keni edhe kandidatët tjerë nga Hasi, me të cilët së bashku do t’i realizojmë këto zotime, posa çërisht problemin e ujit”.
“Do të mundohemi ta ndryshojmë gjendjen në arsim. Shkollat do t’i pajisim me kabinete për lëndët përkatëse, ndërsa në shëndetësi do ta rrisim cilësinë e shërbimeve”.

“Besoj se tashmë është bërë i njohur edhe për ju zotimi për ndarjen e një shujte dhe një gote qumësht për nxënësit deri në klasën e pestë. Ajo që do t’u ofrojmë nxënësve deri në klasën e pestë, në shikim të parë, nuk duket gjë e madhe për disa, por në vetëvete përmban shumë gjëra, si humane, edukative, po ashtu edhe sociale”.

“Për ta zbutur papunësinë duhet t’i rikthehemi prodhimit, duke punuar edhe në turizëm”.

“Këto zotime janë lehtë të realizueshme, sepse janë të drejpërdrejta. Me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, duke hapur edhe zyra ndërlidhëse, do t’i mundësojmë diasporës që sa më lehtë dhe më mirë të investojë në vendlindje”.

“ Zyra ndërlidhëse po ashtu do të bashkojë procesin e prodhimit dhe të prodhimtarisë. Transparenca në Komunë do ta bëjë të veten, në çdo punësim dhe në çdo tender.”

Më Shumë

PDK-ja në Prizren gati për zgjedhjet e 9 shkurtit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka përfunduar të gjitha përgatitjet për një fushatë zgjedhore të suksesshme për zgjedhjet e 9 shkurtit. Zëvendësshefi i...

92 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

92 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Dy nga këto aksidente kanë përfunduar me fatalitet, 26 me të lënduar dhe...

Lajmet e Fundit