13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Haskuka, Totaj dhe Quni mund të shkojnë në balotazh në zgjedhjet e 17 tetorit

Nue Oroshi

Sa afrohet dita e 17 tetorit 2021 ku do të mbahen zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës gara sa vjen e bëhet interesante. Një qytet që gjithmonë ka qenë gara shumë interesante dhe që i ka dhënë me pas edhe orientimin politik edhe Kosovës ka qenë Prizreni qyteti i dytë më i madh i Kosovës.

Ky qytet ka sjellë befasi në zgjedhje lokale për faktin që është qytet ku asnjë parti politike nuk e ka bastion të vetin por që kohë pas kohe bëhen ndërrime politike,varësisht fuqisë së partive që kanë në momente të caktuara kohore. Në këtë qytet kryesisht që nga paslufta kanë udhëhequr tri parti LDK,PDK dhe VV, ku në koalicion i kanë pasur edhe partitë e tjera më të vogla si dhe partitë e pakicave.

Beteja për Prizrenin në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 do të zhvillohet në mes te tre kandidatëve:Anton Qunit të LDK-së,Shaqir Totajt të PDK- së dhe Mytaher Haskukajt të VV.
Dy nga këta tre kandidat do të shkojnë në balotazh pas zgjedhjeve të 17 tetorit 2021.Që të tre kandidatët i kanë karakteristikat e veçanta që mund të kalojnë në balotazh.

Anton Quni është komandanti i Betejës se Kosharës dhe ka një reputacion të madh kombëtar.Në cilindo qytet të madh të Kosovës që do të kandidonte ai do të fitonte pa asnjë problem.

Por, Prizreni i ka disa veçori dhe karakteristika të ndryshme që munden mos të ja japin meritën e duhur komandantit të Kosharës dhe deputetit të Parlamentit të Kosovës Anton Qunit.Nëse Antoni kalon në balotazh betejën e ka të fituar.

Një kandidat tjetër që shihet kandidat serioz për ta fituar Prizrenin është edhe kandidati i PDK-së Shaqir Totaj.Shaqiri është një ekonomist i mirë i cili ka një vizion perëndimor të mendimit politik.Ai edhe në zgjedhjet e kaluara e kishte sfiduar seriozisht kandidatin e VV Mytaher Haskukën.

Edhe Shaqiri nëse shkon në balotazh gjasat do ti ketë te mëdha që të udhëheq me Prizrenin.

Mytaher Haskuka kryetari aktual i Prizrenit llogaritë që ta fitoj edhe një mandat vetëm në saje të fuqisë së liderit të VV Albin Kurtit dhe përkrahjes se partive të pakicave kryesisht turke,boshnjake dhe ashkalive, pasiqë edhe dega e VV e kishte kontestuar si kandidat dhe në dy përpjekje nuk ia kishte dalur që ta fitoj besimin e kësaj dege në Prizren dhe është një pakënaqësi e madhe në organet drejtuese të kësaj dege.Por një gjë dihet që në saje të frymës se VV që mbretëron në Kosovë Mytaher Haskuka do të shkoj në balotazh ku përballë do ta ketë Anton Qunin e LDK-së ose Shaqir Totajn e PDK-së.

Sa i përket dy kandidateve te tjerë Zafir Berisha i Nismës dhe Lulzim Kabashi i AAK-së ata dy edhe më herët kanë qenë kandidat për Kryetar të Prizrenit dhe nuk kanë marrë ndonjë përkrahje nga qytetaret prizrenas. Ata janë sa për të plotësuar sharmin e demokracisë prizrenase pa asnjë shans reale që të shkojnë në balotazh përveç se të marrin nga dy eventualisht tre asambleistë me partitë e tyre, në Asamblenë e qytetit të Prizrenit.

Çfarë do sjellë balotazhi në Prizren?

Është shumë interesant të pritët se çfarë do të sjellë balotazhi në Komunën e Prizrenit.Ky balotazh do të jetë përseritje e balotazhit të vitit 2009 në Prizren por vetëm me role të ndërruara. Derisa në vitin 2009 kishim një rreshtim të partive politike shqiptare në një anë dhe PDK-së e partive turke, boshnjake e ashkalive në anën tjetër, balotazhi i vitit 2021 do ta sjellë Vetëvendosjen në rolin e PDK-së që e kishte në vitin 2009.

Partitë politike shqiptare në balotazh në Prizren do të rreshtohen rreth partisë që është në balotazh në këtë rast kandidatit të PDK-së ose LDK-së kurse VV do të mbetet në koalicion më partitë e pakicave kryesisht me turq,boshnjak e ashkali,si dhe me grupin e deputetit Haxhi Avdylit nga lista Guxo.

Lufta politike do të bëhet interesante dhe vetëm pak vota do ta vendosin fituesin.Fituesi do të mvaret se sa janë në gjendje partitë të mobilizojnë përkrahesit dhe votuesit e tyre në balotazh.Kjo ndikon për faktin se shumë veprimtar e aktivist që janë nëpër listat e partive politike për të hyrë në Asamblenë e qytetit të Prizrenit do të dëshprohen me rezultatet që do të marrin në zgjedhje pasi shumica e tyre do të mbetën jashtë asamblesë së Prizrenit.Se cili nga këta tre kandidat do të fitoj që të shkoj në balotazh do të tregojnë zgjedhjet e 17 tetorit 2021 në Prizren kurse fituesi do të dihet dikur në dhjetorin e ftoftë dhe me borë.

Më Shumë

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Lituania e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 2-0, nga dy ndeshjet në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve. Kështu lituanët do t’i bashkohen Kosovës...

Lajmet e Fundit