6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Haskuka tregon se a do të përfshihet PDK-ja në qeverisjen e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka mohuar se është duke u negociuar bashkëqeverisja me PDK-në.

“Nuk kemi pas takime lidhur me këtë temë”, ka treguar Haskuka në paraqitjen e fundit në Klan Kosova.

Ai, ka pranuar se është duke qeverisur vetë pas prishjes së koalicionit me Nismën dhe LDK-në.

“Jemi në qeverisje vetë”.

Haskuka tha se opozita nuk mund të rrëzojë nga posti i kryetarit të Prizrenit.

“Opozita nuk mund të më rrëzojë sepse sic e dini kryetari zgjedhet nga qytetarët”.

Ai beson se Prizrenin do ta qeverisë edhe në mandatin e dytë.

“Edhe pas zgjedhjeve të ardhshme do të vazhdoj qeverisjen në Prizren”, shprehet ai, shkruan “PrizrenPress”.

Haskuka është akuzuar nga partitë opozitare për keqqeverisje të Prizrenit.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj tha se qytetarët janë duke vuajtur pasojat e mungesës së performancës së pushtetit lokal.

Ai, tregon se Auditimi ka evidentuar dështimin e kësaj qeverisje.

“Komunës dhe kryetarit Haskuka ia ka shtuar edhe 22 rekomandime sepse ka “qeverisë mirë “!”, ironizon Totaj.

“Realizimi i investimeve kapitale vetëm 72 %, e ka diskualifikuar komunën e Prizrenit për të pasur të drejtë të pretendojë për grantin e performancës që kryesisht jepet donacion nga shtetet mike”, tha Totaj./PrizrenPresscom/

Më Shumë

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Lajmet e Fundit