7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Haskuka viziton familjen Beluli, së cilës i është rindërtuar muri mbrojtës i shtëpisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri (DES), Faruk Dakaj, kanë vizituar banorin e fshatit Randobravë (Qëndresë), Abas Beluli, të cilit i është rindërtuar muri mbrojtës i shtëpisë së tij, në kuadër të projektit “Furnizim me material ndërtimor për intervenim në raste emergjente”.

Muri mbrojtës i oborrit të shtëpisë së Abas Belulit ishte rrënuar gjatë punimeve për zgjerimin e rrugës në lagje nga qeverisja e kaluar lokale.

Ky problem, përveçse rrezikonte shtëpinë e familjes Beluli nga shembja, po ashtu rrezikonte edhe jetën e banorëve të lagjes ngaqë gjasat e rrëshqitjes së dheut gjatë reshjeve ishin të larta.

Me këtë rast, kryetari Haskuka ka theksuar se në këtë mënyrë kanë vepruar edhe në shumë lokacione të ndryshme të Prizrenit, ku vetëm gjatë dy vjetëve të fundit, janë ndërtuar gjithsej 328 metra mure mbrojtëse për t’i parandaluar shembjet e dheut si dhe janë vendosur gjithsej 463 metra gypa betoni në kanale të ndryshme të rrjedhjes së ujit. Po ashtu, kryetari Haskuka ka deklaruar se kështu do të vazhdojnë të punojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit