11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Haxhi Avdyli: Ramadan Mujës i kanë dalë duarsh drejtorët

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli është “habitur” kur ka parë sulmin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës, ndaj Gjakovës.

“Po më Gjakovën c’pate?”, ka pyetur Avdyli.

Sipas tij, Ramadan Muja me këtë reagim ka pranuar se drejtorët e tij i kanë dalë duarsh.

Reagimi i Haxhi Avdylit në Facebook

Ku mbeti sensi i autokritikës,për të pranuar së Qeverisja më ka dalë duarsh,sepse isha i zënë me procese gjyqësore. Apo ndoshta të thuhet se ishim të lodhur,na janë shterr idetë,jemi pa plan.

Derisa Prizreni ka një buxhet relativisht të lartë ,ne krahasim me komunat tjera,këtu mungon plani për një zhvillim komunal. S’ka planifikim të qartë buxhetor, s’ka infrastrukturë modern,s’ka hapësira të gjelbëruara,s’ka ujë, s’ka shumë gjëra.

Nëse flasim drejtë ka pas edhe gjera që ishin me bollëk. Ato ishin skandalet e qeveritarëve,proceset gjyqësore,aferat korruptive,luksi qeveritar,punësimet partiake,nepotizmi,betonizimi,tenderomania, dhe mosqarjae kokës për hallet e qytetarëve. Prandaj është koha për ndryshim. Prizreni meriton një qeverisje ndryshe. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 20 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

9 vite pas ndarjes; Zayn Malik kujton fejesën me Perrie Edwards!

Zayn Malik ka folur së fundmi për marrëdhëniet e tij të kaluara nga prishja e fejesës me Perrie Edwards deri te mirëpritja e një...

Lajmet e Fundit