19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

“Heshtja e kangës” kujton viktimat e dhunës seksuale

ElizaHoxha-Heshtja eTë mërkurën shfaqet premiera e projektit multimedial kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sensibilizimi i shoqërisë për çështjen e trajtimit të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë do të jetë në thelb të një projekti multimedial i cili do të promovohet të mërkurën në kryeqytet.

Ky projekt është realizuar nga këngëtarja Eliza Hoxha e cila njëherësh ka bërë të ditur përmes rrjetit Facebook se projekti tashmë ka marr formën përfundimtare.

“Dita po afrohet…Të mërkurën më 14 Maj 2014 në Muzeun Kombëtar të Kosovës prej orës 19:00 do ta thyejmë heshtjen e gjatë për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, përmes një ekspozite – multimediale (instalacion/performancë/video….)”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka shtuar se realizimi i projektit multimedial ka qenë një proces shumë i gjatë pune dhe diskutimesh me shoqatat e grave që i trajtojnë këto viktima.

“Një projekt ky i nisur në Nëntor 2012 , me një proces të gjatë me shumë gra përfaqësuese të shoqatave që trajtojne viktimat, me përkrahje nga Ministrja Vlora Citaku dhe Ambasada Britanike projekti mori formën e vet për të shpalosur rrethanat e heshtjes së viktimave dhe rrethanat e jetës sonë të përditshme…”, ka shtuar Hoxha.

Ajo ka falenderuar aktivistet Feride Rushiti, Naime Sherifi, Veprore Shehu dhe Igballe Rogova.

“Heshtja e kangës” është ndihmuar nga Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku dhe Ambasada Britanike në Kosovë.Videoprojekti është realizuar në Kubestudio.

Më Shumë

Sonte Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë ta nisin me fitore

Kombëtarja shqiptare sonte përballet me Ukrainën, në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve. Ukrainasit dhe kuqezinjtë do të ballafaqohen në stadiumin...

Vajza dy vjeçare humb jetën pasi bie në kovën me ujë në fshatin Bllacë të Suharekës

Dhurata Bajraktari, dy vjeçarja nga Bllaca e Suharekës dyshohet se është mbytur pasditen e së shtunës në një kovë me ujë. Vdekjen e saj,...

Lajmet e Fundit