18.5 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

Hillary Clinton fitoi në Kaliforni

Hillary Clinton ka fituar në garën zgjedhore partiake të demokratëve në Kaliforni, derisa mbrëmë vonë ka pretenduar se tashmë është e nominuar nga partia e saj për zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.

“Duke ju falënderuar juve, ne kemi të arritur të madhe, për të parën herë në historinë e shtetit tonë një femër do të jetë e nominuar e partisë”, tha mbrëmë vonë, Hillary Clinton, para mbështetësve të saj në Bruklin të Nju Jorkut.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, poashtu ka fituar edhe në garën zgjedhore në Nju Xherzi, Nju Meksiko dhe Dakota Jugore.

Prej zgjedhjeve të djeshme partiake, rivali i saj Bernie Sanders, ka fituar në Dakotën Veriore dhe Monatana.

Megjithë pretendimet e zonjës Clinton për sigurimin e nominimit, zoti Sanders tha se beteja vazhdon.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për secilën votë dhe për secilin delegat që mund ta marrim”, tha Bernie Sanders, para mbëshetësve të vet në Santa Monika të Kalifornisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mbrëmë e ka thirrë zonjën Clinton dhe i ka uruar nominimin për zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti.

Në garën republikane, kandidati Donald Trump, tashmë praktikisht e ka siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ai dje fitoi në Nju Xherzi, Dakota Jugore, Nju Meksiko, Kaliforni dhe Montana.

Më Shumë

Liria e Prizrenit ndahet me Klodian Duron

Liria e Prizrenit është ndarë përfundimisht me trajnerin Klodian Duro. Prizrenasit nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit shqiptar duke...

“Mashtrim me letra, po shfrytëzohet fushata”, kryetari Bexhet Xheladini akuzohet për krizën e ujit në Blaç

Banorët e fshatit Blaç, në Dragash, kanë mbetur pa ujë tash e një javë, ndërkohë që sipas pretendimeve të opozitës dokumentet tregojnë se punimet...

Lajmet e Fundit