Hillary Clinton prezanton librin e saj të kujtimeve

Hillary Clinton-libriNë një klimë fushate elektorale, Hillary Clinton prezanton librin e saj mbi eksperiencën si sekretare amerikane e shtetit. Pati nga ata që qëndruan në rradhë deri në agim para librarisë në zemër të Manhatanit për të pasur një autograf. New Yorku ishte dhe etapa e parë e promovimit të “Zgjedhjeve të vështira”.

Shumë duan që ish zonja e parë e vendit, që humbi në zgjedhjet e 2008-ës ndaj Obamës të kandidojë për zgjedhejt presidenciale në 2016-ën. Por vetë Clinton shprehet se do të vendosë një gjë të tillë kur të ndjejë se do të jetë momenti i duhur pasi do të vizitojë vendin gjatë këtij viti dhe të japë kontributin në zgjedhjet e gjysëm mandatit në vjeshtë.

Dy milionë amerikanë kanë deklaruar se do ta mbështesin duke formuar dhë lëvizjen “Gati për Hillaryn”, me anë të organizimit të mbledhjeve të vogla.

Hillary Clinton ka tërhequr kritiakt e para duke thënë se ajo dhe bashkëshorti Bill, sapo të largoheshin nga “Shtëpia e Bardhë” do e gjenin veten të mbytur në borxhe. Faktikisht ata kanë në pronësi banesa shumë të shtrenjta dhe paguan me qindra mijëra dollarë për fjalimet që mbajnë në evenimente të ndryshme.

Më Shumë

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Lajmet e Fundit