16.8 C
Prizren
E mërkurë, 15 Maj, 2024

Historia e fshatit Planejë të Hasit

Fidan Shehu 

Fshati Planejë i Komunës së Prizrenit është ndër fshatrat ku ekziston kontinuiteti i banorëve shqiptarë gjatë historisë, ku gjurmë të ekzistencës gjejmë nga parahistoria dhe koha e romakëve, konkretisht një monument që quhet Maja e Kulës e cila sipas studimeve arkeologjike i takon shek. II, por nuk është e hulumtuar sa duhet përveç konstatimit se i takon kësaj kohe dhe dëshmon për ekzistencën e jetesës së pandërprerë në këtë vendbanim.

Me emërtimin Pllano përmendet në kartën e Car Dushanit lëshuar në vitin 1355 manastirit në Dobrushtë.

Si vendbanim është i regjistruar në Muhasebi-i Vilayet-i Rum-ili defteri Sanxhaku i Prizrenit, i vitit 1530 me emrin Planjana në kuadër të Nahisë së Pashtrikut, ku i kishte 18 shtëpi.

Me emrin Planejë është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893,1896 dhe të vitit 1900.
Në vitin 1918 i kishte 37 shtëpi me 181 banorë shqiptarë, ndërsa në vitin 1981 i kishte 62 shtëpi me 738 banorë.

Gjatë luftës së vitit 1999 i tërë fshati bombardohet nga forcat e NATO-s, sepse në tërë fshatin ishin të vendosura forcat serbe, të cilët paraprakisht e përzënë tërë popullatën nën kërcënim të tytave të armëve dhe maltretimit të civilëve, për një arsye: Sepse ishin shqiptar.

Gjatë kësaj lufte një numër i banorëve iu bashkëngjit UÇK-së, ku në luftë në betejën e Kosharës ka rënë për atdhe edhe dëshmori i kombit Faik Qabrati.

Edhe pse gjatë luftës së vitit 1999 ishin të shkatërruara tërsisht të gjitha shtëpitë dhe objektet publike e fetare, ato rindërtohen nga ndihmat e shoqatave të ndryshme ndërkombëtare dhe nga vetë banorët.

Sot ky fshat funksionon si një vendbanim i urbanizuar, me një përspektivë të mirë të afërt për zhvillim të turizmit, duke shfrytëzuar hapjen e rrugës për në Malin Pashtrik që është duke u realizuar tash, e që ishte ëndërr e shumë gjeneratave të cilët Shqipërinë e kishin ëndërr, por pengesë fizike ishte Pashtriku të cilin e shfrytëzuan pushtuesit serbë, duke e ndarë Hasin në dy pjesë dhe atë edhe fshatin Gorozhup në dy pjesë, ku mbesin në anën e Shqipërisë lagjet: Mariq, Pogaj e Kishaj.

Se kjo ndarje ishte e dhimbshme dëshmon edhe Kroni i vetëm në mes që shërbente për furnizim me uji dhe banorët e të dy anëve merreshin vesh pa biseduar në mes veti, sepse shoqëroheshin nga ushtarët, por në mes vete bisedonin me zë të lartë për të dëgjuar njerëzit e anës tjetër për ndonjë ndodhi, sepse të gjithë kanë pasur afërsi farefisnore.

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 20 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Juli dhe Meritoni janë në televotim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do të jetë finalisiti i dytë. Të martën njëri prej banorëve të...

Lajmet e Fundit