16.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Historia e Tyrbes së Dallgës së Babës në Prizren

Tyrbja e Dallgës së Babës, është monument i padatuar. Ky objekt gjendet në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, ku pjesa ballore është e orientuar kah lindja. Përveç varrit të Dallgën babës, gjendet dhe një varr tjetër në këtë tyrbe.

Po ashtu, në kuadër të tyrbes, gjendet një oborr i vogël dhe një ndërtesë (ku janë personat përkatës që mbikëqyrin objektin). Për të pas qasje në Tyrbe, duhet hyrë përmes një dere të vogël, prej metali. Tyrbja në fjalë është e ndërtuar në përdhese dhe në formë të drejtkëndëshit, materialet e ndërtimit janë të kohës si: Betoni i armuar, blloqe betoni, lloaq vazhdues dhe tjegulla. Ndërsa dyshemeja e tyrbes është e shtruar me çimento. Dyert dhe dritaret janë prej plastikës.

Ekzistojnë gojëdhëna të shumta për jetën dhe veprimtarinë e Dallgën Babës. Njëra prej tyre flet, se ai (Dallgën Baba), ka rënë dëshmorë, në luftërat që janë zhvilluar në qytetin e Prizrenit.

Një tjetër gojëdhënë tregon që dallgën Baba ka punuar si mësimdhënëse në Medresenë e Gazi Mehmet Pashës. Mendohet se para provimeve ai sëmurët rëndë dhe vdes. Pas disa ditëve, Dallgën Baba i paraqitet në ëndërr një nxënësi, ku i thotë atij (Nxënësit) që të vijë tek varri i tij për të mbajtur provimin.

Të nesërmen, nxënësit e tij shkojnë tek varri. Përmes zërit të tij (Dallgën Babës), dhe përgjigjeve të nxënësve të tij, realizohet provimi. Shumë besimtarë, të sëmurë, besojnë në fuqinë shëruese mbinatyrore të Dallgën Babës.

Çdo herë ata vijnë në tyrbe dhe bëjnë lutje për shërimin e tyre. Dhe nëse ata (besimtarët), vërtetë shërohen, vijnë përsëri në TYRBE, sjellin monedha, qirinj, dhurata të ndryshme. Kjo ndodhë në nderë të dëgjimit të lutjeve dhe shërimit të tyre.

Ma.sc. Argjira  Ukimeri

Më Shumë

Parashtrohet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën...

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet. Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit