22.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve.

Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat speciale policore serbe, të motorizuara dhe të blinduara, në kuvend morën pjesë mbi 500 mijë shqiptarë.

Rezultati i arritur- 106 pajtime: 62 gjaqe, 25 plagë dhe 19 ngatërresa.

Kuvendi i Verrave të Llukës u organizua nga nismëtarët e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991 në Kosovë, Myrvete Dreshaj, Have Shala, Adem Grabovci, Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj, në bashkëpunim me Këshillin e Pajtimit të Gjaqeve në Deçan.

Atë e drejtuan Jashar Salihu dhe Have Shala. Në mbështetje të tyre, në binën madhështore do të gjenden Anton Çetta, Zekeria Cana, Dom Lush Gjergji, Mulla Idriz Kakrruki, Mujë Rugova, Ramiz Kelmendi, kurse vendi i nderit do t’i jepej nënës së pishtarëve të lëvizjes sonë çlirimtare kombëtare, heronjve të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Ajshe Gërvalla.

Pa Kuvendin e Verrave të Llukës të 34 viteve më parë, përgjithësisht pa Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë në vitin 1990, përmes së cilës u arrit falja e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave, çmimi që do të paguanin shqiptarët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës do të ishte shumëfish më i lartë.

Meritorë për mbylljen e plagës shekullore të gjakmarrjes janë në radhë të parë të gjithë ata baballarë, nëna, vëllezër e motra, bashkëshorte, bijë e bija, që pa asnjë kompensim a kushtëzim të vetëm falën gjakun e më të dashurve të tyre dhe në emër të gjakut të derdhur të dëshmorëve, flamurit dhe Kombit, shtrinë dorën e pajtimit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Nxjerrja ilegale e zhavorrit përgjatë Drinit të Bardhë, Prokuroria vazhdon të sekuestrojë makineri

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka thënë se po vazhdon me sekuestrimin e mjeteve që ishin përdorur nga kompani që jashtëligjshëm kishin nxjerrë zhavorr përgjatë...

Mbi një mijë gjoba trafiku të shqiptuara në Kosovë në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 609 gjoba trafiku. Ndërkaq në raportin 24 orësh të policisë, figuron se...

Lajmet e Fundit