10.8 C
Prizren
E diel, 23 Mars, 2025

S’ka fitues në klasiken evropiane, gjithçka vendoset në ‘Santiago Bernabeu’

Ka mbaruar pa fitues derbi i gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.

Përballja ishte e zjarrtë nga minuta e parë, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:2.

Bayern e nisi shumë më mirë duke mbajtur posedimin si dhe pasur dy raste të arta përmes Harry Kane e Leroy Sane, por që s’i finalizuan.

Kur askush s’e priste, Toni Kroos dhuroi një asistim magjik te Vinicius Junior – i cili me një finalizim fantastik e kaloi Realin në epërsi.

Bayern prapë e nisi më mirë pjesën e dytë dhe tregoi në fakt fillimisht fytyrë krejtësisht ndryshe. Së pari Leroy Sane realizoi një supergol pas një driblimi për ta barazuar rezultatin (53’).

Ndërsa, katër minuta më vonë Harry Kane e përmbysi epërsinë pasi Musiala u faullua brenda zonës (57’).

Real Madridi megjithatë assesi s’u dorëzua duke arritur ta barazojë rezultatin. Ishte Rodrygo që u faullua brenda zonës duke fituar një penallti, të cilën e konkretizoi sërish Viniciusi (83’).

Ky rezultat doli të jetë përfundimtari, andaj javën tjetër do të vendoset gjithçka në “Santiago Bernabeu”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rrëzohet një punëtor nga objekti në ndërtim në Suharekë, dërgohet në QKUK

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar gjatë punimeve në një objekt ndërtimi në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës,...

Disa fshatra dhe lagje të Prizrenit mbesin pa ujë deri në rikthimin e energjisë elektrike

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa vendbanime të Komunës së Prizrenit do të mbesin pa furnizim me ujë, për shkak...

Lajmet e Fundit