Hoti dhe Kolaj: Nota e Protestës, nuk do t’i prishte marrëdhëniet Kosovë – Slloveni

Nota e Protestës e kërkuar nga grupi parlamentar i AAK-së, për shtetin e Sllovenisë, nuk është mbështetur nga Kuvendi dhe nga Qeveria.

Afrim Hoti, shefi i Departamentit të Shkencës Politike në Universitetin e Prishtinës, ka sqaruar për Klan Kosova, se çfarë nënkupton Nota e Protestës.

“Nota e protestës është akt i njëanshëm ndërkombëtar, përmes të cilit një shtet i shpreh pakënaqësinë një shteti tjetër për një veprim të caktuar’, ka thënë Hoti.

Ndërsa, profesoresha e marrëdhënieve Ndërkombatare, Margarita Kola, ka thënë se Nota e Protestës varet edhe nga arsyeja edhe çështja për të cilën dërgohet.

Të dy njohësit e këtyre çështjeve mohojnë se marrja e një veprimi të tillë do të ndikonte keq në marrëdhëniet e Kosovës me Slloveninë, sepse sipas tyre, ato tashmë ishin prekur me rastin e Haradinajt. /Klan Kosova/

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit