20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kurti fton në darkë pune liderët e partive opozitare: Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj ende pa përgjigje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur t`i ul tensionet me opozitën. Ai i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare. Në letrën që ua ka dërguar Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut dhe Ramush Haradinajt nuk bëhet fjalë për caktim të datës së zgjedhjeve dhe as për shpërbërje të Kuvendit.

Aty tregohet se do të diskutohet për hapat rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror të Kuvendit.

Në letrën drejtuar kryetari të LDK-s, Lumir Abdixhiku, tregohet qëllimi i kësaj darke, e cila pritet të mbahet më 13 maj në orën 18:30 në një nga hotelet e kryeqytetit.

“Unë jam i vetëdijshëm se subjekti juaj opozitar ka rezervat e veta për pjesëmarrje në procesin e votimit në Kuvendin e Republikës, por besoj pozitivisht se kjo nuk e parandalon pjesëmarrjen tuaj dhe diskutimin tonë të përbashkët për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror”, thuhet në letrën e Kurtit dërguar kreut të LDK-së.

Gazeta ka mësuar se e njëjta letër të premten pasdite i është dërguar edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Deri me tani askush prej liderëve në fjalë nuk e ka konfirmuar e as refuzuar pjesëmarrjen në këtë darkë. Gazeta ka kërkuar të marrë një qëndrim rreth kësaj çështje nga partitë politike, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Gjatë këtij viti, liderët opozitarë vazhdimisht kanë thënë se me kryeministrin Kurti takohen vetëm për caktim të datës zgjedhjeve dhe shpërbërjen e Kuvendit.

Ftesën e kryeministrit e ka komentuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni.

Në një intervistë për Tëvë1, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këtë takim të hapet diskutimi edhe për çështje tjera.

“Para pak ore u njoftuam nga kryetari përmes mjeteve të komunikimit që i është dërguar një letër nga kryeministri Kurti për një takim të përbashkët për t’u konsultuar për agjendën legjislative të sesionit pranveror. Takimi do të mbahet të hënën. Ftesa është e përgjithshme. Është e mundur që ftesa të bëhet me ndonjë pretekst dhe të kalohet edhe në tema të tjera, por nuk mund të paragjykojmë”, ka thënë ai.

Quni nuk ka mundur të tregojë nëse i pari i LDK-së do të shkojë në këtë darkë.

Megjithatë, ai ka pranuar se nuk ka ndonjë disponim për të shkuar në këtë takim. “Nuk e kam njoftimin që ka ndonjë konfirmim, për aq sa kam mundur ta vërej nuk ka ndonjë disponim për t’u realizuar ky takim. Sepse, bëhet fjalë për agjendën e Kuvendit. Nuk e shohim të natyrshme që kjo temë të bartet në zyrat apo në të drejtën e kryeministrit”, është shprehur Quni.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Albin Kurti fton liderët e opozitës në takim. Ai edhe më herët gjatë kësaj legjislature ka ftuar në takim Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn.

Liderët e opozitës Kurti i kishte ftuar edhe në tetor të vitit 2022. Në këtë takim, i kishte shkuar vetëm Ramush Haradiaj, pasi që Krasniqi dhe Abdixhiku kishte refuzuar të shkonin. Pas tensionit të situatës në veri, Kurti opozitën e kishte ftuar në takim edhe në muajin nëntor të atij viti. Në këtë takim kishin marrë pjesë edhe Krasniqi dhe Abdixhiku./Nacionale

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Shqipe Kastrati nderohet nga kryetari i Prizrenit për kontributin në kultivimin e këngës shqipe

Këngëtarja e njohur Shqipe Kastrati u nderua sot nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kultivimin e këngës...

Digjet një shtëpi në Celinë të Rahovecit, dyshohet se e goditi rrufeja

Një shtëpi në Celinë të Rahovecit është djegur. Shkak i djegies dyshohet të jetë goditja e rrufesë. Po ashtu raportohet se nuk ka të lënduar.   Marketing https://prizrenpress.com/hotel-albes-ne-korishe-zgjedhja-me-e-mire-per-qetesi/ https://prizrenpress.com/kompania-gm-stone-lidere-ne-perpunimin-dhe-prodhimin-e-gureve-ne-kosove/ https://prizrenpress.com/37456990786/ https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/   https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/   https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/      

Lajmet e Fundit