16.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Hoti: OKB mund ta themeloj Tribunalin, Rezoluta 1244 ia mundëson!

Afrim-Hoti1Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, gjatë një bisede për Gazetën Blic,ka sqaruar se nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton themelimin e Tribunalit, këtë mund ta bëjë Këshilli i Sigurimit, përkatësisht, Organizata e Kombeve të Bashkuara. Por, ai shprehet kundër themelimit të kësaj gjykate, nëse emri i saj do të jetë Tribunal, e aq më shumë nëse ai do të quhet Tribunal Ndërkombëtar për Krime të UÇK-së.

Si shembull, ai përmend Gjykatën për Shri Lanken, të cilën e ka themeluar Këshilli i Sigurimit, ndërsa thekson se varianti më i pranueshëm do të ishte sikur të themelohej një Dhomë e Posaçme, në kuadër të sistemit juridik të Kosovës.

Profesor Hoti ironizon me themelimin e Tribunalit për Krimet e Luftës, duke pohuar se po pretendohet të bëhet Tribunal për t’i ndjekur ata që janë sulmuar, përndjekur, e vrarë, e jo palën që ka shkaktuar luftëra në Ballkan.

“Formimi i Tribunalit për UÇK-në, do të përkthehej kështu: pas Luftës së Dytë Botërore ne po themelojmë një Gjykatë Ndërkombëtare për dënimin e krimeve që kanë kryer Polakët kundër nazistëve, ose hungarezët. A kryen polakët ose hungarezët ose popujt tjerë krime kundër Hitlerit? Jo. U formua Gjykata e Nurembergut për t’i dënuar krimet që i shkaktoi Hitleri dhe Gjermania naziste”, thotë ai.

Gazeta Blic: Deri tash është thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk e voton atë që po quhet Tribunali për Krime të Luftës në Kosovë, të njëjtin do ta bëjë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). A mundet OKB-ja ta bëjë një gjë të tillë për Kosovën, a ka mandat, cilët janë hapat që duhet të përshkohen?

Afrim Hoti: Unë e kam thënë publikisht më herët që ne jemi para dy opsioneve, opsioni i parë nëse e formojmë ne këtë mekanizëm gjyqësor që unë nuk po di ende, edhe sot kam dilema, se nuk do të duhej të quhej Tribunal Ndërkombëtar.

Gazeta Blic: Por si të quhej?

Afrim Hoti:Do të mund të quhej Dhomë e posaçme për ndjekjen e pretendimeve për krime të luftës në Kosovë, por kjo do të duhej të ishte gjithëpërfshirëse dhe pa dallim etnie, jo vetëm për UÇK-në, por për këdo që ka shkaktuar krime në Kosovë. Është botërisht e ditur, edhe është normë në të Drejtën Ndërkombëtare që krimet e luftës, krimet kundër paqes, dhe krimet kundër njerëzimit janë të patjetërsueshme, do me thënë, nuk vjetërsohen. Do me thënë ato nuk mund të vjetrohen, në kuptimin që po që se gjenden prova pas njëzet, tridhjetë, ose dyzet apo pesëdhjetë vjetësh që dikush ka kryer krime të luftës, ai duhet të dalë para drejtësisë. Nëse ne e themelojmë një mekanizëm të tillë në kuadër të sistemit juridik të Kosovës unë nuk shoh asnjë problem, sepse, Kosova as në të kaluarën, as sot, as nesër nuk duhet të niset nga pretendimet për fshehjen e një fakti ose një dëshmie të pretenduar. Mbi këtë bazë unë mendoj se ne duhet të “lahemi” një herë e përgjithmonë nga çfarëdo dileme që lidhet me krimet e luftës dhe me atë që ndodhur në fund të viteve të 90-ta. Mundësia e parë është që ne vetvetiu ta formojmë këtë mekanizëm që na spastron nga të gjitha pretendimet për luftën. Nëse ne nuk e bëjmë një gjë të tillë, këtë mund ta bëjë edhe Këshilli i Sigurimit në kuptimin formal juridik.

Gazeta Blic: Por si mund ta bëjë Këshilli i Sigurimit?

Afrim Hoti:Këtë mund ta bëjë duke përdorur një instrument juridik, Rezolutën 1244, që është aktive ende në Kosovë. Dhe mbi bazën e funksionimit të kësaj Rezolute, Këshilli i Sigurimit mund të marrë vendim ose ta ndryshojë, ta amendamentoj këtë Rezolutë, ose ta nxjerrë një Rezolutë të re në mbështetje të asaj 1244 me të cilën themelon një Tribunal Ndërkombëtar, që sipas mendimit tim është paradoks.

Gazeta Blic: Do me thënë, hapi është ky, të bëhet Rezoluta që i paraprinë themelimit të Tribunalit?

Afrim Hoti:Një vendim i Këshillit të Sigurimit që reflektohet ose shpërndahet përmes një Rezolute, sepse, Këshilli i Sigurimit nxjerrë Rezoluta, dhe në këtë Rezolutë, ata do të mund të thoshin që bazuar në dispozitat e Rezolutës së tanishme 1244, dhe në shtojcë të tyre, mbase mund t’i mveshej si aneks, Këshilli i Sigurimit në mënyrë që të bëjë ndjekjen e krimeve, siç pretendojnë, autorizon, themelimit e një Tribunali, po i them kushtimisht këtij mekanizmi që eventualisht do të formohet.

Gazeta Blic: Cilat janë rastet kur Këshilli i Sigurimit ka nxjerrë një Rezolutë të tillë, ka themeluar një Tribunal?

Afrim Hoti: Është rasti i Gjykatës për Sri Lanken, rasti i ndjekjes së krimeve në Sri Lank, dhe nga ajo që unë kam parë të paktën në medie, prandaj mund të tingëllojë si spekulative, sepse unë nuk kam ndonjë dokument zyrtar që e kam parë, sot i përcolla edhe mediet, as Kryesia e Kuvendit nuk ka diçka zyrtare. Prandaj, parimisht është rasti i Sri Lankës, ku Këshilli i Sigurimit formon Gjykatën për ndjekjen e krimeve të kryera në Shtetin e Sri Lankës. Po në këtë rast kemi situata diametralisht të kundërta, sepse, e kam thënë edhe më herët, po e them prapë, formimi i një Tribunali të tillë do të ishte plotësisht i kuptueshëm sikur t’i atribuohet një territori tjetër ose një shteti tjetër që ka qenë iniciator i luftës, në këtë rast Serbisë, në Beograd. Ose nëse e përkthejmë në gjuhën më të kapshme, formimi i Tribunalit për UÇK-në, do të përkthehej kështu: pas Luftës së Dytë Botërore ne po themelojmë një Gjykatë Ndërkombëtar për dënimin e krimeve që kanë kryer Polakët kundër nazistëve, ose hungarezët. A kryen polakët ose hungarezët ose popujt tjerë krime kundër Hitlerit? Jo. U formua Gjykata e Nurembergut për t’i dënuar krimet që i shkaktoi Hitleri dhe Gjermania naziste. Do me thënë këtu tash po ndodhë e kundërta, nëse themelohet ky mekanizëm. Nëse themelohet mekanizmi në kuadër të sistemit juridik të Kosovës, dhe ne do ta quanim atë si Dhomë të Posaçme, ose si një strukturë, ose si një Gjykatë që merret me ndjekjen e krimeve të luftës, ne parimisht do të duhej të ishim në rregull, sepse, nuk kemi çfarë të fshehim.

Gazeta Blic: Deri tash kemi parë reagime të ndryshme për dhe kundër Tribunalit. Po thuhet gjithashtu se opsioni që nëse se bënë Kuvendi i Kosovës do ta bëjë OKB-ja është presion apo shantazh i ndërkombëtarëve ndaj Prishtinës zyrtare, sepse, realisht një gjë e tillë nuk mund të ndodhë?

Afrim Hoti:E kanë gabim plotësisht, sepse, ne edhe më tutje jemi nën mandatin e OKB-së, formalisht. Ju tash do të thoni, po mirë, ne e kemi Kushtetutën, situata në teren është krejtësisht ndryshe. Unë plotësisht pajtohem se kjo është një temë për të cilën ne mund të debatojmë shumë gjatë, por është fakt i pamohueshëm që e kemi në fuqi një Rezolutë 1244, na pëlqeu ose nuk na pëlqeu neve. Dhe mbi bazën e ekzistencës dhe të qenit në fuqi të kësaj Rezolute, unë nuk shoh problem formal juridik për themelimin e këtij pretendimi, ose kësaj krijese të paqartë, për të cilën po flitet me të madhe.

Më Shumë

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Lajmet e Fundit