18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

?Hovenier: Ka akterë që dëshirojnë të prishin marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësimin e tij për dezinformimin në rritje në Kosovë.

Ai ka thënë se ka akterë keqbërës që dëshirojnë të prishin marrëdhëniet ndëretnike dhe të shkaktojnë përçarje.

Diplomati amerikan ka marrë pjesë në Konferencën për Integritetin e Informacionit, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga USAID në Kosovë, DISICON.

Aty, ai ka theksuar se një prej prioriteteve të Shteteve të Bashkuara është rritja e sigurisë kibernetike.

“Janë dy qëllime të cilat janë themelore për mbrojtjen e parimeve demokratike dhe hapësirën globale të informacionit. Dezinformimi këtu në Kosovë është i vazhdueshëm dhe është një problem që gjithnjë po rritet, ekzistojnë akterë keqbërës, janë real, të cilët dëshirojnë të preken aleatët tanë, të prishin marrëdhëniet ndëretnike, të shkaktojnë fragmentim dhe përçarje. Pra, duhet informacione të sakta të cilat vinë nga burime të ndryshme, ndërsa këto kërcënime kanë ndikim në të drejtën e qytetarëve që të formojnë dhe bëjnë zgjidhjen e tyre. Dhe gjatë hulumtimit kanë vërejtur që Kosova posaçërisht ndikohet nga ndarjet partiake, normat e mbajtura patriarkale dhe heshtjen e grave, dhe këto ndarje e bëjnë Kosovën të cenueshme ndaj këtyre ndërhyrjeve keqbërëse”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka thënë se SHBA-të po e rrisin bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës për luftimin e dezinformimit.

Se kërcënimet janë sfidë globale e ka theksuar edhe Shefja e Sektorit Politik nga Zyra e Bashkimit Evropian, AnnaCarin Platon.

“Është diçka që është shumë lartë në Agjendën e BE-së dhe ne kemi përshkallëzuar përpjekjet tona kohëve të fundit me synim që edhe ne të bëjmë pjesën tonë. Kërcënimi i sigurisë kombëtare është sfidë globale dhe kërkon që ne të punojmë së bashku ngushtësisht si partner. Në disa situata gjeopolitike po e bënë edhe më të rëndësishëm që ne të punojmë së bashku. Këto kërcënime kiebrnetike janë shtuar dhe po rrezikojnë që të qojnë edhe në fragmantim, esklaim dhe konflikt të mëtejshëm mes shteteve”, tha Platon.

Drejtori i Lartë Rajonal për Evropë Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin nga NDI, ka thënë se janë duke punuar në luftimin e këtyre kërcënimeve.

“Ky rrugëtim(i Kosovës) sot po sfidohet nga dezinformata, kërcënime kibernetike dhe dezinformomi është shpërndarje e qëllimshme e informacioneve të rrejshëm për të parandaluar njerëzit në të drejtat e tyre demokratike në pjesëmarrje. Sulmet kibernetike shkelin mësimin publik dhe komprometojnë informacionet e mbajtura nga qeveria dhe marrë parasysh që teknologjitë po eksplotohen për të kompromentuar demokracinë NDI në nivel global këtu ën Kosovë dhe në tërë Evropën Juglindore është duke punuar në luftimin e këtyre kërcënimeve duke përfshirë të gjitha grupet e interesit, përfshirë edhe platformat teknologjike në një proces multisektoral me kërkime, angazhim publik për identifikimin e dezinformatave “, ka thënë Benjamin.

Më Shumë

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Sulmoi fizikisht fëmijën e fqinjit, policia arreston të dyshuarin në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi ka sulmuar fizikisht fëmijën e fqinjit. Rasti ka ndodhur të martën në ora 18:13...

Lajmet e Fundit