27.7 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Hoxha: AKR-ja në Prizren, nuk ka ikur nga PDK-ja

Samir Hoxha zedhenes i PDK ne prizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren nuk beson në prishjen e koalicionit me AKR-në. Zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha thotë se PDK-ja do të koordinojë fushëveprimet me AKR-në për balotazhin e 1 dhjetorit. “Ne kemi nënshkruar koalicionin dhe do t’i koordinojmë nga afër veprimet me strukturat e AKR-së”, thotë Hoxha për “PrizrenPress”.

Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli ka prishur koalicionin me PDK-në në Prizren,për përkrahjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja. Ai ka kërkuar nga dega e partisë së tij në këtë qytet që në balotazh të qëndrojë neutral.

Këtë qëndrim të Pacollit, ndërkaq nuk e sheh si problem të madh PDK-ja në Prizren. Hoxha thotë se koalicioni me AKR-në në Prishtinë, por në Prizren. “Jemi të vetëdijshëm se të gjithë anëtarët e AKR-së mund të mos jenë pajtuar me këtë koalicion, por kjo nuk besojmë se paraqet problem në jetësimin e koalicionit. Ne nuk kemi bërë koalicion me nivelin qendror të AKR-së,por me atë lokal”

“Edhe brenda strukturave të PDK-së, ka pasur zëra që nuk janë pajtuar me shumë qëndrime ,por në demokraci respektohet vullneti i shumicës”, thotë Hoxha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël godet financiarisht fermerët

Të enjten (3 korrik) është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) në vendin tonë, gjegjësisht në një fermë...

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Lajmet e Fundit