28.7 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Hoxha në Prizren: Gjyqtarët guximtarë janë patriotë

Gjyqtarët guximtarë sot janë patriotë të shtetit tonë, ndërsa të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit.

Kështu tha ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha pas takimit që kishte në Prizren me kryetarin e Gjykatës Themelore Ymer Hoxha.

Ministrja Hoxha tha se përmes kësaj vizite synon të bartë mesazhin e përkrahjes së punës së pavarur të gjykatave duke përfshirë edhe këtë në Prizren, raporton Ekonomia Online.

“Këta janë ta quajmë fronti i parë, këta gjyqtarë që çdo ditë ballafaqohen me qytetarët që së bashku ta ngrisim besimin në drejtësi,të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe gjithashtu gjatë takimit e theksuam që gjyqtarët guximtarë sot janë patriotët e shtetit tonë. Pra, duhet të gjithë të bëhemi së bashku, të punojmë së bashku ta respektojmë ligjin dhe të kemi fuqizim të ligjit”, ka thënë ministrja Hoxha.

Temë e diskutimit sipas saj ka qenë edhe çështja e rritjes së numrit të gjyqtarëve, çështjen e përfaqësimit më të denjë në grupe punuese dhe të nivelit të të gjitha gjykatave.

“Sundimi i ligjit është një proces mjaft i rëndësishëm ku do të ketë reforma të thella por gjithashtu edhe në grupet punues të hartimit të Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Kodit Civil por edhe në ligjet tjera”, tha ajo

Ministrja Hoxha ka folur edhe për rastin e Astrit Deharit duke thënë se sa i përket Ministrisë së Drejtësisë i kanë marrë të gjitha masat.
“Ne i kemi marrë të gjitha masat në kuadër të MD, prokuroria kuptohet sa i përket punës së tyre janë duke vazhduar. Ne në mënyrë zyrtare tani jemi në pritje të kërkesës së familjes dhe do të veprojmë sipas rekomandimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast. Pra jam shumë e interesuar që rasti të zbardhet sa më parë”, ka shtuar ajo.

Kryetari i Gjykatës Ymer Hoxha ka thënë se vizita e sotme ishte e rëndësishme për ta, duke shtuar se fokusi i temës së diskutimit ka qenë në infrastrukturë ligjore.

“Biseduam kryesisht për infrastrukturën ligjore, ligjet bazike, ligjet që janë nxjerrë, ato që kanë defekte që duhet amandamentuar, ligjet që janë në procedurë të nxjerrjes si ti bëjmë më të aplikueshme në praktikë dhe ky ishte mesazhi kryesor i ministres”, thekoi ai.

Kryetari Hoxha tha se kanë marrë përkrahje nga ministrja për shumë çështje.

“Pjesëtarët e gjyqësorit do të jenë pjesëmarrës në komisionet përkatëse gjatë hartimit të dispozitave në mënyrë që ligji të del sa më i zbatueshëm”, ka thënë ai./ekonomiaonline.com/

 

Më Shumë

Opinion: Reflektime mbi kulturën, komunitetin dhe bashkëpunimin në Prizren nga vullnetari amerikan

Ishte vetëm një mendim në fillim. Një ditë, në zyrën time në SHBA, truri më lëvizte dhe ai mendim u kthye sërish. Bëra një...

“Gjykata Speciale”, Hasani thotë se një koalicion PDK – VV do ta votonte vetëm me një kusht

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka bërë me dije se një koalicion PDK – VV do ta votonte vetëm me një kusht. Ai ka treguar...

Lajmet e Fundit