“Hyjnesha” sot në stacion të trenit

Festivali Ndërkombëtar Fest Film Kosova “Hyjnesha në Fron” do të hapet sot në mesditë në Amfieteatrin e hapur para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë.

Në orën 11 në hapësirat e Stacionit Hekurudhor të Fushë Kosovës mbahet Konferenca për media ku do të prezantohen për filmat që do të shfaqen gjatë pesë ditëve të Festivalit dhe aktivitetet tjera në kuadër të Festivalit

Sivjet ‘krahas repertoarit të pasur të filmave për të rritur, ‘Hyjnesha në Fron’ sjell edhe edicionin e filmave për Fëmijë. Dita e parë e Festivalit deri në orët e mbrëmjes i kushtohet 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve.

Në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar “Hyjnesha në Fron”do të shfaqen 44 filma, të metrazhit të shkurtë , të mesëm e të gjatë nga 17 shtete të ndryshme të botës.

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Lajmet e Fundit